Boksierja kosovare Donjeta Sadiku

Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024

29 Korrik, 20:57| Përditesimi: 29 Korrik, 21:00

  • Share

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka dështuar në përpjekjet e saj për të fituar medalje në Lojërat Olimpike Parisi 2024, pasi u mposht të hënën mbrëma nga Paola Angie Valdes Pana.

Boksierja kolumbiane fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve në përballjen e 1/8 së finales në kategorinë deri në 60 kilogramë, në kryeqytetin francez.

Sadiku e kishte fituar ndeshjen e parë, duke e mposhtur Thanaya Somnuek të Tajlandës.

Kjo ishte paraqitja e dytë e 25-vjeçares nga Prishtina në Lojëra Olimpike, pas debutimit me ftesë në Tokio 2020, kur kishte humbur qysh në luftën e parë.

Ajo është garuesja e parë dhe e vetme deri tani, qoftë grua apo burrë, që e ka përfaqësuar Kosovën në sportin e boksit në Lojëra Olimpike./ REL

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?