Media

Merr fund epoka analoge në Tiranë dhe Durrës, AMA: Nga 10 shtatori vetëm transmetime dixhitale

7 Shtator 2018, 14:06| Përditesimi: 7 Shtator 2018, 14:11

  • Share

Tirane- Pas tre ditësh transmetimet analoge do të mbyllen në qarkun Tiranë dhe në qarkun e Durrësit për t’i lënë vendin atyre dixhitale.

Autoriteti Medias Audiovizive përmes një njoftimi i bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar. Gjithashtu, të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Në kushte të tjera, mbas datës 10 Shtator 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?