Luca Modric

Merr fund epoka e Ronaldos dhe Messit, Luca Modric fiton ‘Topin e Artë’

3 Dhjetor 2018, 22:23| Përditesimi: 3 Dhjetor 2018, 22:32

  • Share

Luca Modric ka thyer hegjemoninë që zgjaste prej 1 dekade të Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldos pasi është shpallur fitues i “Topit të Artë” për vitin 2018. Kroati 33-vjeçar ishte në konkurencë të fortë me Cristiano Ronaldo-n, por në fund 173 gazetarët nga e gjithë bota që votuan në “Francë Fotball” përzgjodhen mesfushorin e Real Madrid si fitues.

Në sezonin që lamë pas Modriç u shpall kampion Europe për të tretin vit radhazi në Champions League me klubin e Real Madrid, ndërsa arriti të shkonte edhe në finale të Botërorit me Kroacinë. Më herët Modric është shpallur “Lojtari më i mirë i vitit nga FIFA” dhe fitues i “Topit të Artë” të Botërorit.

Me këtë çmim të fituar sot ai i jep fund dominimit me 10 topa të artë të Messi-t dhe Ronaldo-s në 10 vitet e fundit, nga 5 secili. I fundit që kishte fituar Topin e Artë para Messi-t dhe Ronaldos ishte Kaka në vitin 2007. Modric gjithashtu bëhet i pari futbollist nga ish-vendet e Jugosllavisë që fiton këtë çmimim individual prestigjioz.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?