Në 21 korrikun e kaluar, në ndjekje të “kokës” së Tik Kalemit, emri i të cilit përmendet, nga vrasja e dy vëllezërve Mevlan e Adriatik Çaça në Belgjikë 13 prill 2001, deri tek ajo e biznesmenit sarandiot Edmond Papa në Tiranë, për pak sekonda hasmit i vranë në një lokal në Memaliaj në mesnatë, babain e tij, Shyqyriun, 74 vjeç.
Për fat të keq, vrasësit me BMW, lanë të vrarë edhe klientin, Marsel Cela, 47 vjeç, kamarierin ulur në tavolinën e shënjestrës, Gledi Muka, 36 vjeç, të gjithë në lidhje shoqërore me njeri tjetrin. I plagosur mbeti dhe xhaxhai, Artur Kalemi, 57 vjeç, po pinte kafe me vëllain, Shyqyriun. Për këtë ngjarje ende nuk ka autorë.
Deri 20 vite më parë Adriatik Kalemin, aktualisht 52 vjeç, i cili u ka shpëtuar disa atentateve, njihej Tik Kalemi. Nga një i ri i shkathët, vit pas viti po bënte emër në zonë duke u ekspozuar i ashpër. Kalemi, ka një dosje, që daton në vitin 13 prill 2001, kur bashkë me vëllain e tij, Fatmirin, vrau në Belgjikë, vëllezërit Mevlan dhe Adriatik Çaça. Ai u arrestua nga RENEA, pasi ishte në kërkim për vrasje nga autoritetet belge.
Kalemi rezulton dhe bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k në Memaliaj për tregtim me pakicë dhe shumicë të produkteve, restorant, pika servisi, parkime, lavazhe, hotele, etj. Pas 16 vitesh, në 2017-ën ai u arrestua sërish. Bashkë me të tjerë, duke qenë të dehur, rrahën punonjësin e policisë. Një person i katër që ishte me ta e goditi me shufër hekuri në kokë.
5 vite më vonë, 11 qershor 2022 atij i ekzekutuan pranë TEG-ut, nipin, Aleksandër Sadikajn 27 vjeç. Për vrasjen e të riut u përdor shpërthimi me eksploziv në distancë, një prej ngjarjeve më të rënda për nga mënyra e ekzekutimit në Shqipëri.
Disa muaj më vonë, 16 dhjetor 2022, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa. Vrasje në shenjë hakmarrjeje për Sadikajt. Për Papën dyshohet se morën pjesë dy shokët e Andrea Kalemit, Albano Velo i arrestuar më parë dhe Andrew Bode që u arrestua këtë të mërkurë në Memaliaj. Kalemi ka pasur dyshime të forta se vrasja e të riut Sadikaj u organizua në Sarandë, në hotelin e Edmond Papës. Në Janar u synua eliminimi e një tjetër anëtari të familjes Kalemi; vëllai Zamiri, i cili i shpëtoi një atentati kur po udhëtonte me Smart në zonës së Selitës në Tiranë. Zamir Kalemi u plagos, por u paralizua në një pjesë të trupit.
Vetë Andrea, në gusht të 2023 u plagos Paxos në Greqi nga një person i maskuar në sy të tre fëmijëve dhe gruas së tij. Në dhjetor të po 2023, u plagos me thikë në një burgun grek, “Koridhalos” dhe sipas mediave vendase autor kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian, të cilit iu gjet foto e Kalemit në telefon.
Tiku si ka rene asnje njeriu ne qaf, kush eshte kruajtur e ka marre pergjigjen. Sado te perpiqen per ta demtuar me te forte po e bejne….. fisi Kalemi eshte shume i madh nuk merr fund asnjeher
PërgjigjuTiku dhe te gjithe keta pijanecet qe ka nga mbas skan lênë njeriu pa ja futur e rënë më qaf..!Po hasmëria nuk është e mirë pêr asnjeri,dhe Mondit ata ja futën dhe sa për djeni Tiku është më intrigant nga sa e njifni..Koha e ka treguar sesa i vlen lekura dhe pse e mori lehtë pasi ja futën ju vodhën mallin atyre çunave nga Rroskoveci.Gjithmon te njejtat gjera kan ber dhe nga 2015-16 ja vodhen nje Mallakastrioti dhe futen ne burg Qorrin nga Durresi se ja kishin nderruar me bizhdila punen.Dmth ne te njejten kohe njerit ja futen e tjetrin e spiunuan ..Dhe ata cunat si kan faj se ne radhë te pare se kishin ber ata dëmin...