Merr fund makthi i kafshëve në ‘Parkun e Ferrit”, luanët mbërrijnë në kopështin zoologjik të Tiranës, ja gjendja e tyre

29 Tetor 2018, 16:51| Përditesimi: 29 Tetor 2018, 16:57

  • Share

TIRANË- Ka marrë fund mjerimi i kafshëve në “Safari Park”, i cilësuar nga mediat britanike si parku i Ferrit.  Tashmë 3 luanët bashkë me 10 kafshë të tjera ndodhen në Kopshtin Zologjik në Tiranë, të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Report Tv sjell pamje nga gjendja momentale e kafshëve.  Veterenieri i organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve, “Four Paws” (4 putrat) Mark Goelkel tregon për Report Tv se në çfarë gjendje ndodhen kafshët:
 

Dje kur i sollën disa prej tyre ishin në kushte shumë të këqija. Të gjitha kafshët kanë nevojë për trajtim shëndetësor. Për momentin janë mirë pas transportimit, ka filluar procëesi i adoptimit, por që do zgjasë disa javë, dhe së shpejti do trasnferohen në shtëpinë e tyre të re në Hollandë, dhe Gjermani. Të gjitha kafshët janë mirë, disa prej kafshëve kanë qenë shumë të stresuara, kanë qënë shumë të uritur dhe kanë ngrënë shumë ushqim.

Mark Goelkel, Veterenieri i organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve

Ndërsa Carten Hertwig, udhëheqësi i Qëndrës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Arinjve tregoi vështirësitë që hasën gjatë transportimit nga Zafari Park. 
 

Transferimi shkoi mirë por na mori shumë kohë, veçanërisht gjatë kohës së negociatave, por patëm mbështetjen e qeverisë. Kafshët janë mirë, “Safari Park nuk ishte mundëësia më e mirë për të qëndruar kafshët, ata janë mirë në kopshtin Zoologjik në Tiranë, dhe më e rëndësishmja janë të sigurt këtu, deri sa t’i transferojmë jashtë.

Carten Hertwig, udhëheqësi i Qëndrës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Arinjve

Që në fillim të operacionit, inspektorët janë ndeshur me rezistencën e pronarëve të parkut, të cilët kishin mbyllur me dryn parkun dhe nuk lejuan zbatimin e urdhrit për transferimin e kafshëve nga Fieri drejt Kopshtit Zoologjik në Tiranë.  U desh ndërhyrja e policisë dhe Prokurorit të Fierit, për respektimin e procedurës, që inspektorët të bënin më pas ndërhyrjen me forcë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?