Foto ilustruese

Kronikë

Merr fund pas 2 dekadash dhuna dhe abuzimi seksual në familjen shqiptare në Itali pas denoncimit të 29-vjeçares: Kemi qenë vetëm 4 vjeç kur babai na përdhunonte

25 Qershor 2021, 08:43| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 08:50

  • Share

Një histori tmerri, dhune dhe abuzimi seksual mori fund ditën e djeshme, pas arrestimit të 56-vjeçarit shqiptar në Itali, i cili ka përdhunuar të bijat në moshën 4 dhe 5-vjeçare dhe ka ushtuar dhunë të rëndë fizike mbi bashkëshorten e tij.

Familja shqiptare e cila banon në Gorgonzola, jetonte me plagët e dhunës prej 20 vitesh, por gjithçka mori fund, kur vajza e madhe 29-vjeçare, pas një debati të ashpër me të atin, i cili sërish ishte bërë gati të rrihet të ëmën, denoncoi në polici abuzimet e përsëritura dhe kronike të babait të saj.

Dhuna seksuale nga ana e babait shqiptar ka nisur në vitet 1999 dhe 2002 ndaj saj, kur ajo ishte në moshën 5 vjeçe dhe më pas 8 vjeçe. Ndërkohë ndaj të motrës më të vogël kanë nisur në moshën 4-vjeçare nga 2004 deri në vitin 2013.

Dy vajzat dhe mamaja e tyre jetonin prej vitesh nën një presion psikologjik të madh, me “sekretin” e jetës së errët që ishin të detyruara të bënin.

Vetëm dje njëra prej tyre mori guximin për t’i dhënë fund kësaj historie.

Në bazë të hetimeve të policisë dhe dëshmive të vajzave dhe gruas së tij, 56-vjeçari shqiptar nuk ka pasur asnjëherë një punë të qendrueshme, ishte i alkoolizuar dhe kishte varësi ndaj lojërave të fatit.

Burri ndodhet në paraburgim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 25/06/2021 09:42

    njerezit kalojne shkretetirat per te ikur nga dhuna,jete o vdekje,por nena e tyre nuk kaloi as nga njeri trotuar ne tjetrin gjer te polici. Turpi eshte njelloj,si babai dhe nena per mua jane fajtor,pasi nena eshte ajo qe duhej ti mbronte dhe me jeten e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?