Merr fund pritja, Arlind Kalaja zyrtarizohet si futbollisti më i ri i klubit në Suedi

31 Mars 2022, 11:54| Përditesimi: 31 Mars 2022, 11:56

  • Share

Arlind Kalaja, ish-futbollisti i Vllaznisë, është zyrtarizuar të mërkurën si futbollisti më i ri i Ljungskile Sk që militon në Divizionin 1 të futbollit në Suedi.

26-vjeçari që prej janarit ndodhet në Suedi, ndërsa tani ka bindur klubin e ri për të firmosur me të. Lajmi erdhi nëpërmjet rrejeteve sociale, ndërsa tani Kalaja do ketë mundësin të tregojë vlerat në këtë vend. Kontrata e Kalasë me Ljungskile Sk është nënshkruar për dy vite.

Shkodrani ka provuar që përpos Vllaznisë të luajë edhe me ekipet e Kukësit, Kastriotit dhe Teutës, per t’u rikthyer sërish tek Vllaznia me të cilën luajti deri në dhjetorin e vitit të kaluar duke, fituar edhe Kupën e Shqipërisë po gjatë vitit 2021. Ndersa tani me Ljungskile Sk do të mundohet që të japë më të mirën e tij dhe ta ndihmojë këtë skuader të arrijë objektivat e saj.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?