Merr fund pritja e gjatë e disa emigrantëve në Kapshticë, lejohen nga autoritetet të futen në Shqipëri

6 Prill 2020, 10:08| Përditesimi: 6 Prill 2020, 18:16

  • Share

17 emigrantë kanë mundur të futen në Shqipëri nëpërmjet pikës doganore të Kapshticës. Sipas burimeve personat në fjalë kanë patur arsye të forta për t'u kthyer në Shqipëri si fatkeqësi apo probleme të tjera të theksuara.

Sakaq i kundërt ka qenë fati për disa emigrantë të tjerë shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi. Ata nuk janë lejuar të futen dhe si rrjedhojë janë kthyer mbrapsht, ndërsa ka ende nga ata të cilët me shpresën se do të kalojnë po qëndrojnë në tokën neutrale. Bëhet e ditur se janë rreth 25 emigrantë shqiptarë të cilët po presin në hyrje të kufirit.

Ndërkohë të dielën situata ka qenë shumë e tensionuar në pikën doganorë të Kapshticës ku disa emigrantë të cilët nuk u lejuan të futen bllokuan hyrjen e kampionëve për në Shqipëri. Për gjithçka më lart ka patur edhe një sërë reagimesh nga personazh politik, duke filluar nga presidenti Meta.

Sa i përket Kakavijës për momentin nuk ndodhet asnjë emigrant në doganë. Të gjithë janë kthyer mbrapsht nga autoritetet.

Ora 12:43
Bllokimi i emigrantëve në kufi/ KShH: Të gjendjet një zgjidhje urgjente! Mos i ndëshkoni me gjoba, por tregohuni më humanë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) e ka cilësuar si Anti-Kushtetuese mbajtjen në zonën neutrale të disa emigrantëve shqiptare në pikat doganore, teksa i ka bërë thirrje shtetit që të gjejnë një zgjidhje urgjente. Në reagimin e tyre zyrtar, KShH dënon ndëshkimin e qytetarëve që kaluan në këmbë kufirin, sipas së cilëve duhet të tregohen më humanë ndaj kësaj kategorie personash.

"Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po ndjek me vëmendje situatën shqetësuese të disa shtetasve shqiptarë të bllokuar në zonën neutrale midis kufirit grek dhe atij shqiptar, pasi nuk lejohen të futen në territorin shqiptar nga autoritetet tona të kufirit (si në Pikat e Kalim Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë). Sipas medias, midis tyre ka patur dhe vijon të ketë të sëmurë, gra dhe fëmijë ndërkohë që flitet që ka patur edhe transferim të të sëmurëve nga autoritetet tona në spitalet e qyteteve kufitare.

KShH i bën thirrje autoriteteve shqiptare për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë dhe emergjente ndaj kësaj situate. Qëndrimi i këtyre shtetasve në zonën neutrale për orë të tëra dhe pa kushtet minimale të jetesës vendos në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre si dhe i nënshtron këta shtetas ndaj elementëve të trajtimit johuman dhe degradues.

Sipas Kushtetutës së vendit tonë, shteti shqiptar duhet të mbrojë të drejtat e shtetasve shqiptare me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet (neni 8). Çdo kufizim i vendosur, edhe në kushtet e emergjencës, nuk duhet të cënojë kriteret minimum të kërkuara nga neni 17 i Kushtetutës. Në mënyrë të veçantë, KShH vlerëson se ndalimi i shtetasve shqiptarë për të hyrë në vendin tonë, cenon thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut, pra është në tejkalim të kritereve minimum të parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës.

Gjithashtu, në kushtet e krijuara kur shumë prej këtyre shtetasve po kthehen për shkak të përfundimit të punëve sezonale në vendet fqinjë, është i papranueshëm procedimi i tyre penal apo arrestimi për kalim të paligjshëm të kufirit (referuar burimeve mediatike). KShH i rekomandon autoriteteve një qasje humane dhe jo ndëshkuese ndaj kësaj kategorie personash, të cilët kanë vepruar në kushtet kur liria e tyre e lëvizjes është kufizuar në mënyrë jo proporcionale dhe në kushtet për të garantuar mbijetesën, pasi nuk përballojnë dot qëndrimin dhe jetesën në vendet fqinje", thuhet në njoftimin e KShH.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Greta: 06/04/2020 15:51

    Gabim qe i keni lejuar.Keshtu vet shteti po shkel ligjin prandaj kush i ka lejuar te hyj ne burg...shtet leshi

    Përgjigju
  • Lui: 06/04/2020 13:06

    Me keta qe vijne keshtu si dele e eshte e thjeshte, kushdo qe vjen le te hyje dhe nese per ne qe jemi ketu gjoba eshte 10 mije leke te rinj, per keta te jete 100 leke te rinj. Dhe jene ne survejim e nese kapen perseri jashte duke bere xhiro, burg deri ne perfundim te gjendjes se pandemise

    Përgjigju
  • Ladi: 06/04/2020 10:50

    Po tani sikur gjith shiptaret te marrin makinat e te nisem per shqiperi si do ja bejm do ti pranojm prap ?? Kaq deshen ato e te turren qe sot gjith per shqiperi

    Përgjigju
    • nesi: 06/04/2020 12:46

      Paq fatin e tyre o Ladiiiiiiiiiiii

  • Den: 06/04/2020 10:24

    Shtet leshi Nxjerr vendime dhe ligje per bllokim kufinjsh dhe nga presioni qe i behet mbasi i le qytetaret disa dite ne kushte mjerueshme i lejon te futen per "arsye"te forta si psh:dikujt i kish lindur fqinja dhe po shkonte ta uronte Perfundimi Kemi mbi 2000 vjet qe quhemi shqiptare dhe kur kemi mundur te krijojme shtet,kemi krijuar o diktature o shtet rrumpalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?