Marrin fund radhët 5-ditore/ Kakavija i rikthehet normalitetit, asnjë makinë në pritje! Qetësi dhe Kapshtica! Nga sot në kufi me test COVID-i e karantinë (VIDEO)

17 Gusht 2020, 07:58| Përditesimi: 17 Gusht 2020, 18:45

  • Share

KAKAVIJË- Radha e gjatë e makinave në Kakavijë, sot është një pamje që i përket së shkuarës! Pas 5 ditëve rraskapitjeje, fëmijë, të moshuar e pleq që qëndronin në pritje mes temperaturave të larta të mesit të gushit, normaliteti është rikthyer në Kakavijë. Në radhë nuk ka asnjë makinë. E njëjta panoramë është dhe në Kapshticë, edhe pse në këtë pikë të kalimit kufitar, radha e gjatë e makinave ishte e "papërfillshme" krahasuar me atë të Kakavijës.

Kur akrepat e orën shënuan 00:40 të mëngjesit të së hënës, makina e fundit kaloi kufirin drejt Greqisë, duke i dhënë fund kështu krizës 5 ditore në Kakavijë. Puna vijoi edhe gjatë natës, pas marrëveshjes së arritur mes autoriteteve shqiptare dhe shtetit fqinj. Në total përgjatë këtyre ditëve kanë kaluar 12 mijë shqiptarë, të cilët "nxituan" të shkojnë në atdheun e tyre të dytë pasi nga data 17 gusht (sot) hynë në fuqi rregullat e reja. Nga sot, çdo qytetarë shqiptar që do të kalojë kufirin për të shkuar drejt Greqisë, duhet të paraqitet me testin COVID me vete, të ketë dalë NEGATIV dhe të përkthyer në anglisht, formularin e udhëtimit PLF si edhe duhet të vetëkarantinohet për 7 ditë.

Këto masa kanë hyrë në fuqi nga ora 06:00 e mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa në pikat kufitare me Greqinë do të punohet deri në orën 22:00. Greqia ka vendosur edhe një kuaotë ditorë të shqiptarëve që do të lejojnë të kalojnë kufirin, në konkretisht në Kakavijë kalojnë jo më shumë se 750 persona, ndërsa në Kapshticë jo më shumë se 300 persona.

Kategoritë që lejohen të hynë në Greqi
-Shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke
-Punëtorët sezonal
-Çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës

Ora 11:19
Kakavija i rikthehet normalitetit, asnjë makinë në radhë (VIDEO)

Report Tv me gazetarin Piro Nase kanë shkuar sërish në Kakavijë, për të dhënë një panoramim të qartë të situatës që ndodhet sot!  Pamjet nuk kanë asnjë ngjashmëri me atë të 5 ditëve të kaluar! Sot Kakavija i është rikthyer normalitetit. Në pritje nuk qëndron asnjë makinë.

Foto sot nga pika kufitare në Kakavijë
Ora 10:21
Test COVID-i me vete dhe karantinë 7 ditë/ Kapshtica 'bosh', asnjë makinë në radhë (VIDEO)

Pika e kalimit Kufitar në Kapshticë nuk ka qenë në përmasat e saj në Kakavijë, e megjithatë, ka pasur një radhë makinash në pritje për të kaluar drejt Greqisë. Megjithatë, ditën e sotme, ajo i është rikthyer totalisht normalitet, ku siç shihet në videot që Report Tv sjell, nuk ka asnjë automjet në radhë. Kjo edhe për faktin se që nga sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja, ku për të hyrë në Greqi kërkohet testi i COVID të ketë dalë negativ, formulari PLF dhe 7 ditë karantinë.

Foto sot nga pika kufitare e Kapshticës
Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • PATRIOTI: 17/08/2020 23:38

    E KRIJOI GREQIA KETE RREMUJE DHE PAKENAQESI NE KUFI QE TE MERZITEN EMIGRANTET ME EDI RAMEN KRYEMINISTRIN ME TE MIRE NE 200 VJET ,,,,SEPSE DO QE TE HUMBI RAMA NE ZGJEDHJET E ARDHSHME,,,SEPSE KANE HALLIN E MAREVESHJES TE DETIT,,,,PD I JEP GREQISE DETIN ,,KURSE PS NUK LESHON DET,,,,,PER KETE U VJEN INATI GREKEVE,,,,PD ESHTE NJE PARTI E DEGJENERUAR QE PER PUSHTET FAL ATDHEUN,,,,,PRANDAJ POPULLI TE VOTOJE PS QE TE MOS LEJOJE SHITJEN E DETIT TEK GREKET ARMIQTE TANE TE PERJETSHEM......

    Përgjigju
    • PATRIOT: 18/08/2020 00:56

      FIKS FARE O PATRIOT !!!

  • Zen: 17/08/2020 13:14

    Ok me test me vete po ku behet testi ne Shqiperi vetem ne Tirane ? Apo edhe ne Korce Gjirokaster e Vlore? Me duket se do mbaroje rradha ne Kakavije dhe do filloje tek ISHP ne Tirane. Keta thone testin me vete sikur testi eshte karamele dhe e blen ne cdo dyqan.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 17/08/2020 09:26

    Kujdesi per qytetaret e tu, nga shteti, eshte ne maksimum vetem kur parashikohen dhe parandalohen problemet, dhe jo se i sgjidh ato. Kur ndodh patjeter qe shteti do nderhyje, se jo cfare te bej tjeter? Te ngrohi duart ne zjarrin ku digjen njerzit? Mund te ndodhi nje here kur problemi eshte i panjohur. Por problemi i kalimit ne dogana me Greqine eshte problem dhjetra vjecar. Atehere cfar shprese do kesh tek shteti jote. Kur shikon dhe nuk ben azgje. E kam fjalen per te gjitha qeverite qe kane qene pas 90, se paraaa ..., dhi... gjake Greket nga Ai ... .

    Përgjigju
    • O beno: 17/08/2020 11:54

      Po ata qe u dynden te gjithe bashke Brenda dites nuk kane faj?? Apo te rrin ne fb gjithe diten dhe te lexojn port HALET jane vetem.

  • Luan: 17/08/2020 09:06

    Nonen ku e kane te PD, le te morrin vota vetem ne politike e kane futur cdo gje

    Përgjigju
  • Arben: 17/08/2020 08:26

    radha në pikën kufitrare

    Përgjigju
  • Ardi: 17/08/2020 08:16

    Pse nuk u gjet që në fillim kjo zgjidhje?!

    Përgjigju
    • Urgjent: 17/08/2020 10:13

      Me buton i do zgjidhjet ti mo???apo doni dado koke me koke?? pergjegjes per veprimet e tyre jane vet ata qe e krijuan.asnje shtet

    • Alb: 17/08/2020 09:59

      Kush do te japi zgjidhje ketu ska ministri te jashtme kjo situat mund te ishte parandaluar qe kur u vun kufizimet po qeveria ka marr pushimet gjith vitin vtm ben numerime per te infektuar me covid

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?