Merr fund saga e zgjedhjeve në universitet, Tonin Gjuraj zyrtarisht Rektor i Shkodrës

27 Qershor, 13:30| Përditesimi: 27 Qershor, 13:45

  • Share

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për zgjedhjet në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që u zhvilluan me 21 qershor 2024. 

Prof. Dr. Tonin Gjuraj është zyrtarisht rektori i ri i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pasi rezultoi fitues, duke mundur dy rivalet e tij në garë, prof. dr. Rajmonda Këçira dhe prof. dr. Nertila Ljarja.

Më herët, KIZ-i shqyrtoi dhe rrëzoi si të pabazuar në ligj dhe rregullore një ankimim të kandidates Këçira.

Universiteti i Shkodres është i fundit që zyrtarizon Rektorin e vet. Vonesa u shkaktua për shkak të rezultatit të ngushtë vetëm 3 vota dhe pretendimeve të kandidates Këçira.

 

R.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?