Fundi i erdhi një telenovele shumë të gjatë në merkato. Victor Osimhem mund të konsiderohet përfundimisht një lojtar i Galatasaray-t, që për sulmuesin është gati të paguajë 80 milionë euro. Pas një sezoni në huazim, turqit kanë gjetur akordin me Napolin për klauzolën e nigerianit. 40 milionë euro do të paguhen këtë verë për 26-vjeçarin, ndërsa 35 milionë euro të tjera verën e ardhshme. Sakaq Napoli do të ketë edhe një bonus për golat e Osimhen, teksa ka ruajtur 10% të kartonit në shitjen e ardhshme. Gjithashtu duhet theksuar se Napoli i ka vendosur kusht Galatasaray-t që Osimhen dy sezonet e ardhshme mos të shitet te klubet italiane.
Të reja të rëndësishme ka edhe për Federico Chiesa-n. Liverpool ka vendosur të mos e grumbullojë lojtarin për miqësoren e verës në Amerikë, duke lënë të kuptohet se është në shitje. 1 vit pas transferimit te Juventusi italiani nuk bindi dot në Premier League, ndërsa me shumë gjasa do të rikthehet në Seria A.
Komente
