Më në fund tym të bardhë ka edhe për Kolo Muanin. Juventus dhe Paris SG kanë gjetur marrëveshjen edhe pse francezët kërkonin 65 milionë euro për sulmuesin.
Klubi i drejtuar nga sheiku Al-Khelaifi do të marrë 10 milionë euro për huazimin dhe 45 të tjera verën e ardhshme për blerjen. Sakaq ‘Zonja e vjetër’ po negocion edhe për shkëmbimin e Nico Gonzalez me Manuel Molina-n të Atletico Madrid.
Simeone gjithashtu ka kërkuar edhe sulmuesin Vlahovic, por mbetet për tu parë sesi do të vijojnë këto dy negociata.
Komento
Komente
