Atleti shqiptar Izmir Smajlaj

Merr fundmi makthi për Izmir Smajlajn, atleti fiton betejën ligjore në Francë! E pësojnë drejtuesit e federatës

17 Prill 2023, 15:57| Përditesimi: 17 Prill 2023, 16:08

  • Share

Atleti Izmir Smajlaj është ç’veshur nga çdo akuzë e Njësisë së Integritetit të federatës botërore dhe do të mund të rikthehet në aktivitet. Më 9 dhjetor atij iu mohua kjo e drejtë, pasi bashkë me zyrtarët e federatës shqiptare të atletikës akuzoheshin se kanë manipuluar rezultatin e garës së 2021 në Tiranë që e dërgonte në Lojrat Olimpike të Tokios.

Megjithatë të njëjtin fat nuk kanë patur drejtuesit e federatës, presidenti Gjergj Ruli dhe sekretari i përgjithshëm Nikolin Dionisi. Gjykata Sportive për zgjidhjen e konflikteve në Nicë të Francës i shpalli fajtorë dhe i dënoi me respektivisht me 4 dhe 5 vite përjashtim. Smajlaj përveçse kampion kombëtar në 2017 u shpall edhe kampion Europe në salla të mbyllura.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?