Biznesmeni Luçiano Koçeku dhe 5 anëtarë nga fisi i tij, akuzohen se dhunuan barbarisht një 48-vjeçar, si hakmarrje për sherrin masiv gushtin e 2024-ës në club Sin në Palasë gjatë kohës që performonte live këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros.
Biznesmeni i njohur edhe si Tur Koçeku, i cili verën e kaluar mori lëndime të rënda në kokë bashkë me disa nga grupi i tij, 4 muaj më vonë, të dielën e 5 janarit, u organizua të dhunojnë një prej personave që policia në atë kohë nuk e kishte identifikuar në mesin e autorëve të dyshuar në resortin në jug.
Të gjithë si grup, 6 persona, organizuar nga biznesmeni, vëzhguan lëvizjet e presë së tyre Adriatik Roshi 48 vjeç, dhe pritën derisa hyri në një berberhane pranë ish-Doganës për të prerë flokët.
3 persona, të maskuar – siç policia ka zbuluar përmes kamera të sigurisë - hynë brenda në bernerhane dhe goditën me sende të forta në trup 48-vjeçarin, duke i sjellë dëmtime të rënda për të cilat po merr trajtim në spital.
Biznesmeni Koçeku, i cili u shpall në kërkim bashkë me 3 të tjerë nga fisi, përfshirë vëllain e tij Abedin Koçeku, vuri në krye të grupit të dhunës barbare në berberhane, nipin e tij 31-vjeçar Ledio Tusha, i cili u arrestua bashkë me Gani Koçekun 24 vjeç.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, agjentët e Komisariatit numër 3 zbuluan se 2 nga grupi qëndruan në makinë duke vëzhguar lëvizjet e Roshit, ndërsa njëri me një tjetër automjet, i hapi rrugën për tu larguar pas dhunës.
Në një nga makinat e përfshira në ngjarje, policia gjeti veshjet e përdorura ditën e dhunës dhe sendet e forta me të cilat u godit 48-vjeçari.
Në shtëpinë e nipit dhunues u gjet një pistoletë me leje në emër të biznesmenit, Tur Koçeku. Në banesën e vëllait të tij, Dino Koceku, u gjet një armë gjahu dhe u sekuestruan 2 automjete.
Sherri i gushtit në Palasë nisi vetëm për një të parë shtrembër dhe shpërthimin e shampanjës që lagi personat e gabuar.
e kishin shembur ne dajak. Sakatim total. Sbehet me rob ai kok6cepshi qe u rraf si gomari ne duhan (thone nga anet tona).
PërgjigjuLlum fare...burr 48 vjec ne vend te jete me familjen e vete, rri neper disko. Robi 48 vjec o vlla merr ilace tensioni ca me rri neper rruge
PërgjigjuLlum llumi….Kafshet ne stervitje
Përgjigju