DURRËS- Gjithçka u raportua si një aksident rrugor i paqëllimshëm, por një ditë më pas, nga hetimet, u zbulua se ishte një plan i mirëmenduar në shenjë hakmarrjeje.
14 vite më vonë, 41-vjeçari Myslim Istrefi, banues në Rromanat, Durrës ka përplasur me dashje për vdekje bashkëfshatarin, 57-vjeçarin Shaqir Estrefin, pasi ky babai i këtij të fundit në vitin 2006 i kishte vrarë babanë.
Report Tv mëson se 41-vjeçari ka përplasur me qëllim për vdekje 57-vjeçarin teksa po lëvizte në këmbë në fshat. Ngjarja ndodhi një ditë më parë rreth orës 15:00. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale "Vrasje me paramendim" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Po si është historia e hakmarrjes? Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në vitin 2006 në fshatin Romanat. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se Qamil Estrefi, babai i viktimës Shaqir Estrefi vrau për motive pronësie babanë e autorit, Zydi Istrefin. Qamili Estrefi u arrestua dhe u dënua. Mësohet se ai ka vdekur disa vite më parë.
Njoftimi i plotë i policisë
Policia zbardhi shkakun e ngjarjes rrugore të ndodhur ditën e djeshme në Rromanat. Falë veprimeve profesionale rezultoi se ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor , por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje. Vihet në pranga 41-vjeçari, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt"
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i kqyrjes së vendit të ngjarjes, provave të grumbulluara dhe veprimeve profesonale të kryera, bënë të mundur zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.I., 41 vjeç, banues në Rromanat, Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15;00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Fiat", në gjëndje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë. Shtetasi M.I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh.E., për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q.E., (babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarë shtetasin Z.I., (babai i të dyshuarit). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Po mire po ky i shkreti mos duhet te ishte ne burg per vrasje apo futja kot
PërgjigjuPo ky nga veriu edhe ky a ju qifsha rracen o kurva popull kure sdoni njeri tjetrin do na duan te huajt ah popull legen qe e ndani Shqiperine ne Jug e Veri turp tju vije!
PërgjigjuAh more shqipo te poshter,ju dhe ai kanuni juaj I ndyre.Krimineli u denua dhe ka vite qe ka vdekur,por joo, nuk eshte mjaft,juve ju ha krimbi nga Brenda po nuk ua morret shpirtin vete me duart tuaja,jo vetem vrasesve ,por dhe te afermeve te pafajshem.Shpesh fajesohet mungesa e drejtesise ligjore, per vrasje te shumta.Shume veta kercenojne me vetegjyqesi, kur pretendojne qe nuk u eshte dhene haku nga ana e shtetit.Por edhe kur jepet ju vazhdoni me poshtersite e kanunit.Po tani c'justifikim kini ?
Përgjigju