Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli, ku policia e West Mercia është bërë objekt 'memesh' e talljesh në rrjetet sociale pasi postoi një foto të një karoteci prej 8 tonësh mbi të cilën kishte sekuestruar një skuter elektrik që peshon rreth 45 kg.
"A nuk mund ta kishin futur në pjesën e pasme të një makine në vend që të harxhonin para duke paguar një automjet të shtrenjtë rikuperimi për ta marrë me vete", shkruan një nga komentuesit.
"Çfarë humbje të parave të taksapaguesve. Nëse kjo do të ishte një kompani private dikush do të pushohej nga puna. Mblidhni atë dhe vendoseni në një makinë", tha një tjetër.
“Nuk gjetën dot një më të madh? Ai skuteri po rri ngushtë aty ku e kanë vënë”, ishte një tjetër ironi.
Policia e West Mercia nuk lejon përdorimin e skuterit në rrugë ose në vende publike, për shkak se, sipas tyre, një mjet i tillë nuk plotëson kushtet e sigurisë.