Nesim Spahiu

Kronikë

Merr zgjidhje buxheti i Bashkisë Skrapar, Spahiu: Mirënjohje dhe falenderim çdo banori

13 Mars 2019, 15:36| Përditesimi: 13 Mars 2019, 16:32

  • Share

Kreu i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu ka njoftuar se është buxheti i bashkisë për vitin 2019 është zhbllokuar. Ai falënderon Ministrisë e Financave që mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik si dhe banorët për përkrahjen.

Postimi i plotë:

"Të nderuar banorë të Skraparit! Më lejoni të ndaj me ju, lajmin e mirë se situata e Buxhetit për vitin 2019 për Bashkinë tonë mori një zgjidhje.

Duam të falenderojmë edhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që më në fund, mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik të vitit paraardhës duke respektuar ligjin.

Mirënjohje dhe Falenderim ndaj çdo banori të Skraparit që na ka përkrahur e mirëkuptuar gjatë gjithë kësaj kohe. Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu", shkruan Spahiu.

Bllokimi i buxhetit të Bashkisë Skrapar kaloi në një kalvar përplasjesh mes kryetarit të saj dhe përfaqësuesve të qeverisë. Spahiu akuzonte këta të fundit se po e bllokonin buxhetin me qëllim për t'i bërë presion banorëve për të marrë votat për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndërkohë që këtë shqetësim ai e ngriti edhe para ndërkombëatarëve dhe kryeministrit Rama, përmes letrave në të cilat ankohej për situatën e krijuar dhe kërkonte zgjidhje të menjëheshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?