'Merreni rraseni brenda ose do e rras unë në varr'/ Del videoja ku Lefter Zhidru zihej me banorin në kohë karantine! Fqinjët: Bënte sherr, e kemi denoncuar disa herë

25 Shtator 2020, 15:16| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 17:03

  • Share

ELBASAN- "Merreni rraseni brenda, të mos e rras unë në varr"! Me këto fjalë i drejtohej Lefter Zhidru fqinjit, në sytë e efektivëve të Elbasanit. Video që ka siguruar Report Tv është filmuar më datë 9 prill 2020, gjatë kohës kur vendi ishte në karantinë dhe ai përfshihej në sherre me komshinjtë.

Gjithçka kishte nisur pasi të rinjtë luanin domino dhe 71-vjecari i akuzonte për prishje të qetësisë publike. Por nuk është vetëm kaq! Një tjetër banore e pallatit 5-katësh në lagjen "11 nëntori" i kishte shkruar letër drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu, ku ankohej për Lefter Zhidrun. Ajo e paraqiste fqinjin si person problematik, që kërcënonte me leva.

"Jam një pensioniste nga qyteti i Elbasanit. Po ju drejtohem juve pasi prej 6 vitesh ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar nga një qiraxhi që ka ardhur të banojë në pallatin tonë. Personi në fjalë jo vetëm të ofendon, të fyen, por çka është më e rëndësishme e mban derën e shtëpisë hapur duke na kërcënuar me levë të cilën e ka përdorur ndaj banorëve të pallatit. Për këto shqetësime kemi njoftuar gjithmonë policinë. Ia ka gjetur edhe policia levën në dorë dhe ndaj personit në fjalë nuk merret asnjë masë. Këto dy muaj e fundit të karantinës zotëria nuk bën gjë, veçse merr policinë në telefon, e cila merr djemtë e pallatit, i mban 2 orë dhe më pas i nxjerr. Madje në prezencë të policisë na ofendon me fjalë të ndryrë dhe prap policia merr djemtë e pallatit", thuhet ndër të tjera në letër. 
Madje ata kanë bërë edhe një peticion. Ankesat e banorëve kanë rënë në vesh të shurdhët! Një ditë pas ngjarjes që terrorizuese, një tjetër banore tregon për rrezikun që ai paraqiste në komunitet. Mesditën e 24 shtatorit 71-vjecari rrezikoi seriozisht jetën e dy të rinjve kalimtarë, të cilët mbeten të plagosur nga plumbat. Historia u mbyll me ekzekutimin e Lefter Zhidrut nga forcat RENEA, pas një rezistence prej 5 orësh.

Ora 13:46
'Merreni rraseni brenda ose do e rras unë në varr'/ Del videoja ku 71-vjeçari Lefter Zhidru zihej me banorët e pallatit

"Merreni rraseni brenda, të mos e rras unë në varr", më këto fjalë i drejtohej Lefter Zhidru një banori me të cilën kjo familje ishte në gjyq.

Në këtë video shfaqet Zhidru i cili kërcënon fqinjit, ku me sa shihet në video, ato janë në gjyq së bashkë.

Ora 13:30
Fqinjët në Sarandë dëshmi tjetër nga ato në Elbasan: Lefter Zhidru jo problematik, njeri shumë i mirë

Teksa për banorët në qytetin e Elbasanit, Lefter Zhidru ishte një njeri problematik, për fqinjët e tij në fshatin Xarë të Sarandës nuk është kështu, Ata e përshkruajnë si një njeri shumë të mirë, punëtor dhe aspak problematik.

"Unë kam qenë tregtar e nga të parat, e kam njohur që kur kam ardhur. Nuk ishte problematik, ishte zatorist njeri i dalluar, me gruan këtu dhe fëmijët që kanë pasur kanë qenë të rregullt, për sa vite ka ikur në emigracion, nuk e di ka qenë njëri i respektuar, janë rracë vllej, ne jemi çam po kemi pasur bashkëpunim. Me gruan e parë thotë që i kishte dalë në kokërr në buzë, me të parën ka një djalë. Me të dytën nuk e di si ishte puna. këto vitet e fundit nuk e vizitonte djalin që ka këtu", tha një banore.

"Ka qenë shumë njeri i mirë. Ai ka kohë, kam pasur muhabet me Lefterin, kam pasur muhabet, kishte zetor, nuk njihej si problematik", tha një tjetër.

"Si një njeri punëtor, njeri i ndershëm kam punuar bashkë. Gruan e parë e ndau. Ai këtu kishte blerë dhe tokë te karburanti për t'u sistemuar këtu, për të bërë një ofiçinë. Djalin e mori 2-3 herë, por nuk qëndroi ai atje. Po u bërë njeri aventurier nuk bëhesh më", tha një tjetër. 

"Ka 17 vite që është larguar nga fshati Xarë. S'ka qenë problematik. Ka një djalë këtu nuk është mirë me shëndet", tregon një tjetër.

Lefter Zhidru kur ka jetuar në Sarandë punonte si zetorist ndërsa me shkuarjen në Elbasan punonte si punonjës i fabrikës se armëve në Mjekës të Elbasanit. Puna e tij në fabrikën e armëve i ka dhënë edhe njohurit për municionet dhe tritolin që iu gjet në banesë. Ai ishte i martuar tre herë, nga të cilën ajo që dihet është se ka një vajzë 14-vjeçe me Floresha Zhidron (në Elbasan) dhe një djal që jeton i vetëm në Sarandë, Odise, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ora 13:23
Zbardhet letra/ Fqinja- Ardi Veliut më 4 maj: Ndihem e rrezikuar nga Lefter Zhidru! Polica e Elbasanit na thotë 'ai është budalla'

Report Tv zbardh letrën që një fqinje i ka dërguar drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu ku i ankohej për 71-vjeçarin, Lefter Zhidru.Letra mban datën 4 maj, e cila denoncon 71-vjeçarin, madje ajo zbulon edhe një detaj që gjatë kohës së karantinës, Zhidru shqetësonte policinë duke e marrë herë pas here në celular. Në letër thuhet se ky shqetësim i është adresuar policisë së Elbasanit, por përgjigja e tyre ishte "është budalla", prandaj fqinji ka zgjedhur që t'i drejtohet drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. 

"Jam një pensioniste nga qyteti i Elbasanit. Po ju drejtohem juve pasi prej 6 vitesh ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar nga një qiraxhi që ka ardhur të banojë në pallatin tonë. Personi në fjalë jo vetëm të ofendon, të fyen, por çka është më e rëndësishme e mban derën e shtëpisë hapur duke na kërcënuar me levë të cilën e ka përdorur ndaj banorëve të pallatit. Për këto shqetësime kemi njoftuar gjithmonë policinë. Ia ka gjetur edhe policia levën në dorë dhe ndaj personit në fjalë nuk merret asnjë masë. Këto dy muaj e fundit të karantinës zotëria nuk bën gjë, veçse merr policinë në telefon, e cila merr djemtë e pallatit, i mban 2 orë dhe më pas i nxjerr. Madje në prezencë të policisë na ofendon me fjalë të ndryra dhe prap policia merr djemtë e pallatit. Të gjithë banorët e pallatit kemi bërë një peticion, i cili i është dorëzuar të plotfuqishmit të lagjes dhe prap nuk ka asnjë përgjigje, kemi folur me pronarin e shtëpisë, por nuk ka pasur asnjë reagim. Kemi përsëritur këtë peticion dhe e kemi dorëzuar në polici, bashki dhe te i plotfuqishmi i lagjes. Po ju drejtohem juve për këtë shqetësim, sepse fëmijët ose ai mund të bëjnë vetëgjyqësi. Dua të më jepni një përgjigje për këtë çështje, sepse prej 6 vitesh nuk po gjejmë një zgjidhje nga Policia e Elbasanit, gjithmonë na thonë "ai person është budalla". Dua të shtoj këtu që familja ime është në proces gjyqësor me këtë person", shkruhet në letër.

Ora 10:10
Fqinja: 71-vjeçari bënte sherr, e kemi denoncuar disa herë në polici

Fqinjët e tregojnë 71-vjeçarin si një njeri problematik.

"Kush e di sa herë kemi çuar denoncim në polici. Kjo është bashkëshortja e tretë më duket, s’e di.  Nuk hapej dera fare, ato rrinin brenda. Gjatë pandemisë bënte sherre gjithmonë. Dilnin çunat luanin domino, ai shaj e bërtit. Unë qëndrova brenda në banesë se kisha dy pleq. Kemi ndenjur deri në darkë sa mbaroi punë policia. E njihja si komshi", tha fqinja.

Pas 5 orësh negociata, forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin. Për fqinjin, një fund i tillë ishte i pritshëm duke parë se si kishte shkuar e gjithë rrjedha e ngjarjes, e aq më tepër pasi ishte vënë në rrezik jeta e banorëve. 

"Besoj se edhe gruaja duhet te kishte diçka, duhet të ishte më afër të kërkonte më tepër ndihmë mos të arrish deri këtu se sherri mund të përfundojë në tragjedi, kjo dihet. Ai ka qenë qiraxhi ka ardhur nga Saranda, nuk kemi pasur një shqetësim, brenda hyrjes mund të ketë pasur problemet e tona, nuk ishin të mira këto gjëra. Qe shumë e trishtueshme, e frikshme, nuk duhet të ndodhte kështu, një fund i tillë do ndodhte ashtu si po vazhdonin negociatat se nuk mund të rrezikonim jetën e njerëzve, kjo është. U bënë të gjitha negociatat, përfundimi aty do dilte, nuk kishte zgjidhje tjetër, se nuk ishte një shtëpi përdhese dhe do bëhej diçka, ishte në pallat, rrezikonin jetën e banorëve. Rendi dhe sigurua nuk është e keqe në Elbasan, por duhet punuar, të gjitha ndodhin nga fukarallëku. Kur qëlloi në drejtim të qytetarëve ishte e papranueshme, ne u tërhoqëm", tha një tjetër fqinj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/09/2020 00:27

    Histori e trishte dhe tragjike.Perse zoteria la Saranden e bukur dhe erdhi ne nje qytet si Elbasani? Mund te themi se Brenda tij ishte akumuluar shume energji negative,qe do clirohej diku me pasoja te renda.Natyra e tij duhet te kete qene nga ata qe quhen fitil-shkurter.Disa martesa te pa sukseshme.Femije qe kane qene zhgenjyes per te ne shume drejtime.Mund te kete qene shokuese ndryshimi I menyres se jeteses,nga fshati I qete ne nje qytet te zhurmshem e te gjalle.Frustimi me djemte e pallatit,dhe Akoma me keq ,frustimi me policine,qe te dy palet as ia varnin,as e merrnin seriozisht.Me keq Akoma ,po t'i kene ardhur ne vesh ,opinionet qe kishin te tjeret per te,vecanerisht ai I policies qe eshte jo vetem fyes per kedo,por dhe jo professional. Mund te them ne fund ,qe elbasanasit ishin vertet me fat qe nuk doli te vriste cdo njeri qe I doli perpara,sic bejne masskillerit ne U.S.A.

    Përgjigju
  • Ime: 25/09/2020 17:10

    Gjynah ndoshta skanpatur faj plaku

    Përgjigju
  • Visi: 25/09/2020 16:58

    Fuck policia pra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?