Erald Elezi, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli

Kronikë

Dyshime për abuzim me tenderat e BE, SPAK merr të pandehur edhe administratorin e KESH Erald Elezi! Hetimet nisën nga 'zbërthimi' i celularit të Evis Berberit

14 Maj, 09:40| Përditesimi: 14 Maj, 10:07

  • Share

Administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK. Gazetarja e Report TV,  Keti Banushi raporton se Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre dhe “shkelje e barazisë në tendera”. E njëjta akuzë iu komunikua dje edhe kreut të ARRSH Gentian Gjyli.

Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. 

SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë. 

Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

Ish-Drejtori i ARRSH, Evis Berberi, u arrestua me urdhër të SPAK më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ishte i përfshirë në skemën e 6 tenderëve abuzive, tre si Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe tre të tjera si drejtor i ARRSH, në vlerën e rreth 2.2 milion eurove. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?