TIRANË- Origjina e parave të Alda Klosit mbetet ende mister. Ish-zyrtarja dhe djali i pastrueses Havier Hobi janë marrë në pyetje, por asnjë e re nuk është zbuluar nga dëshmia e tyre. Klosi i ka qëndruar dëshmisë së saj të mëparshme, ndërkohë që Havier Dobi i qëndron deklarimeve të nënës së tij, që pretendon se 400 mijë eurot ia ka dhënë Klosi.
Ish-zyrtarja Alda Klosi është marrë në pyetje në ambientet e burgut 325, aty ku ndodhet që prej arrestimi. Kjo është hera e parë që Klosi pyetet nga oficerët e policisë gjyqësore që prej momentit të arrestimit, pasi Klosi shfaqi edhe probleme kardiake dhe u shtrua disa ditë në spital. Në dëshminë që është marrë të enjten e 16 shkurtit, Klosi i ka qëndruar pretendimeve të mëparshme se pastruesja Rozerta Dobi i ka vjedhur nga shtëpia 120 mijë eurot, ndërsa pjesa tjetër e parave që pastrueses iu gjetën në tubin e aspirimit, 400 mijë euro thotë se nuk janë të saj. Mediat raportojnë se Klosi ka thënë para hetuesve se paratë janë të xhaxhit të saj, ndonëse bie në kontradiktë me dëshminë që i vëllai saj ka thënë në fillim se paratë ia ka marrë ai një biznesmeni.
Dëshmia e Klosit bie në kontradiktë të plotë me dëshminë e pastrueses, e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka thënë se të gjitha paratë, si shumën prej 120 mijë eurosh edhe 400 mijë eurot i ka marrë në shtëpinë e Klosit, pasi ka qenë kjo e fundit që ia ka dhënë për t’i ruajtur për shkak të konflikteve që ka pasur me ish-bashkëshortin. Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt akuzohet për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen e pasurisë ”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Nga ana tjetër është marrë në pyetje edhe djali i pastrueses, Havir Dobi, i cili në dëshminë e tij ka qëndruar në të njëjtën linjë me nënën. Ai thotë se të gjitha paratë i përkasin Alda Klosit dhe se nëna e tij i ka marrë ato me urdhër të saj. Ai ka thënë se teksa mamaja ka marrë paratë se ia ka kërkuar Klosi, ai e ka pritur poshtë pallatit me makinë.
Gjykata vendosi ta lërë në masën “arrest në burg” Alda Klosin deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë mbrojtja e Klosit i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të ndryshuar masën e sigurisë. Ish zyrtarja pasi ka qëndruar disa dite ne QSUT është transferuar për në paraburgimin 325 me kryeqytet ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve ne rast se apeli nuk vendos ti zbusë masën e sigurisë.
Mister eshte per ata qe Jane te lidhur me eurot
PërgjigjuUne besoj se shuma qe ka pretenduar Alda qe ja kane vjedhur eshte ajo e sakta,sepse shqipot nuk te falin asnje qindarke kur i japin borxh,jo me t'ua vjedhesh,pra jane vetem ato 120.000 eurot dhe asnje cent me teper,sa per origjinen e tyre,ajo eshte ceshtje tjeter dhe nuk i besoj asnje prej /justifikimeve/ te saj.Sa per pastruesen dhe te birin,genjejne si derri,se nuk kane c'te humbin,jane te deshperuar dhe e urrenin punedhenesen e tyre.
PërgjigjuMerrni gjurmet e gishtave qe do gjeni te eurot dhe dalin kollaj nga erdhen pse merreni e lagu se lagu jane te tuat apo jane te miat pastaj beni nje liste te dyshuarish dhe meruni shenjat e gishtave
PërgjigjuEdvin krimineli mundohet që ta pastroj ministren kriminele me ndihmen e prokurorëve kriminel.,
PërgjigjuO Arber Kur kam qene te pallati i vjeter, kishim nje grua ne lagje, quhej Dudi. Ishte idiote. Dikush pyeste per dicka dhe ajo pergjigjej per tjeter gje. Edhe puna jote keshtu eshte.Ketu flitet per dicka tjeter dhe ti pergjigeshper dicka pa lidhje. Qe te jesh i qarte ne idiotesine tende po te sqaroj (Nese je ne gjendje te “mbushesh”). Ajo gruaja nuk eshte ministre por punonjese e administrates, kurse hajdutja eshte pasturese. Per kryeministrin Nese thua qe eshte kriminel duhet te japesh prova, Nese nuk jep prova shkon per ndjekje penale. Ti mund te thuash qe ti Je IDIOT dhe nuk te kap ligji. Edhe ajo mund te jete, por gjithsesi ki parasysh qe nepermjet IP gjendesh edhe qe kush je. Dhe pastaj shkon direkt ne rrot’ some.
Ekzakt sic beri Salih Berishoviçi kur ngjizity te hauri lopes me teteme.
Se besoj se zonja në fjalë është e ati niveli që te një X pastruese të gjej besim aq të madh kur vet pastrusja kishte deklaru ma heret se paratë vet.i kishte vjedhur nga shtrati i të akuzuarës droga aty ka rol
PërgjigjuE di gjithe Shqiperia qe jane te Ahmetajt.
PërgjigjuM'e duket se kjo histori ka per t'e dale nje seri e re e serialit "babale" .
Përgjigju