Zvonko Vesellinovic

Merret në pyetje edhe ortaku i Radoiçiç, Zvonko Vesellinoviç, dyshohet se pagoi për vrasjen e një inspektori

4 Tetor 2023, 21:02| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 21:08

  • Share

Biznesmeni Zvonko Vesellinoviç ka dhënë një deklaratë në policinë e Beogradit në lidhje me pretendimet se ai dyshohet se ka urdhëruar dhe paguar për organizimin e vrasjes së inspektorëve policorë Sllobodan Millenkoviç dhe Dushan Mitiç, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB) më 4 tetor.

Në vitin 2019, Millenkoviç dhe Mitiç zbuluan një plantacion të marihuanës në pronën bujqësore "Jovanjica" dhe janë dëshmitarë në procesin gjyqësor kundër pronarit të saj, Predrag Koluvije.

Vesellinoviç, një biznesmen serb nga Kosova, konsiderohet si organizator i barrikadave në veri të Kosovës dhe po ashtu si “mbrojtësi” i serbëve.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, Zvonko Vesellinoviç, i shoqëruar nga avokati, tha deklaratë për pretendimet e Sllobodan Millenkoviççit se ai kishte urdhëruar dhe paguar për organizimin e vrasjes së tij, si dhe ka pranuar që t'i nënshtrohet testit poligrafik.

Ministria e Punëve të Brendshme shton se testi është bërë dhe se Vesellinoviçi ka kaluar atë, duke mohuar pretendimet e Millenkoviçit dhe duke thënë se ai nuk e njeh personin në fjalë.

Gjithashtu, thuhet se raporti për këtë hetim do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Firma ligjore Tomanoviq, e cila përfaqëson Sllobodan Millenkoviçin, njoftoi më 2 tetor se kishte marrë informacion se “tashmë janë paguar 500.000 euro për likuidimin e inspektorit Sllobodan Millenkovç”, duke shtuar se dyshohet se e njëjta shumë është paguar për likuidimin e inspektorit Dushan Mitiç.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë konfirmoi në fillim të shtatorit se inspektorët Millenkoviç dhe Mitiç janë duke u ruajtur nga pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ).

Predrag Koluvija akuzohet si organizator i një grupi kriminal që kultivonte marijuanën për shitje. Sipas aktakuzës, në pronën e tij në nëntor 2019 u gjetën 1.600 kilogramë skunk (një lloj kanabisi).

Më 13 nëntor 2019, inspektorët e policisë Sllobodan Millenkoviç dhe Millan Isakov e ndaluan makinën në të cilën ndodhej Koluvija, i cili u prezantua si koleg dhe ua tregoi atyre një kartë zyrtare të identifikimit, për të cilën ekspertët gjetën se ishte e rrejshme.

Inspektorët e Departamentit për Kontrollin e Narkotikëve, Sllobodan Millenkoviç dhe Dushan Mitiç, janë shkarkuar nga pozitat e tyre në Departamentin për Luftimin e Drogave të Policisë së Beogradit në gusht pa një shpjegim të qartë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Një pjesë e opinionit dhe partive opozitare organizuan protesta në mbështetje të inspektorëve policorë para Gjykatës Speciale, e në disa raste para dhe gjatë seancave ku dëshmuan Sllobodan Millenkoviç, Dushan Mitiç dhe Millan Isakov.

Në fund të vitit 2021, Zvonko Vesellinoviç u fut në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, së bashku me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj policëve të Kosovës më 24 shtator, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar ndërkombëtar.

Radio Evropa e Lirë ka vërtetuar se tri kompani të lidhura me Zvonko Vesellinoviçin dhe Millan Radoiçiçin kanë qenë nënkontraktorë në të paktën tri pjesë rrugore në Serbi në dy vitet e fundit.

Kompanitë e tyre ishin nënkontraktore në punimet e kryera nga kompani kineze./Rel

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 04/10/2023 22:10

    Inspektori policor që zbuloi plantacionin e delges më të madhë në Europ, e që është në prinskorv të kujt tjeter Pervez vllazërve Vucic-Rama…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?