Nëna e Monika Kryemadhit merret për disa orë në pyetje nga SPAK: U pyeta për pronën! Kam ndihmuar vajzën! I sekuestrohet celulari

11 Prill, 14:53| Përditesimi: 12 Prill, 08:14

  • Share

Për rreth 5 ore SPAK mori në pyetje këtë të enjte (11 prill) nënën e Monika  Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Ajo hyri ne ambientet e SPAK në orën 10 të paradites për të dale prej andej në orën 14.50. Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se Fatime Kryemadhi ka dhënë sqarime ne lidhje me pasurinë, ne kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit Lobimin në SHBA.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me atë se çfarë ka deklaruar, Fatime Kryemadhi tha se është pyetur për një shtëpi. Kryemadhi është marrë në pyetje si person që ka dijeni, dhe gjatë përgjigjeve për gazetarët la të kuptohej se i është sekuestruar edhe telefoni celular. Fatime Kryemadhi tha se ky sulm ndaj tyre vjen pas akuzave të së bijës për inceneratorët, ndërsa shtoi se me pasurinë ka ndihmuar fëmijët e saj.

Fatime Kryemadhi: Unë jam mamaja e Monikës, sqarova për pronën. Jam krenare për vajzën që kam. Se mohoj edhe sikur për lehtësi, e di pse është kjo punë, që kur filluan të merren me djegësat ajo këta filluan duke bërë... Një lutje kam për gazetarët... kam shumë respekt mos shkruani se çfarë u thonë njerëzit që blehen apo që bëjnë luftë politike, verifikoni gjërat.

Për çfarë ishit?

Fatime Kryemadhi: Unë nuk kam qenë pa shtëpi, në lidhje me pronën time Për çështjen shtëpisë që kam... Unë nuk kam qenë pa punë se këta më kanë nxjerrë me një pension 160 mijë lekë, paskam blerë shtëpi unë...

A u është sekuestruar celulari?

Fatime Kryemadhi: Pse çfarë ka celulari? Ka ndonjë gjë të veçantë,. As nuk kam bërë tendera. As djegësa as 5D. Nuk ka pse të pyetet. Unë tek toka që më ka lënë burri kemi ndërtuar pallatin. Kam ndihmuar vajzën me paratë që mora nga pallati Me pasurinë kam ndihmuar edhe vajzën për fëmijët pse për kë i kam lekët për fëmijët i kam. I kam të gjitha me bankë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi pranoi se ishte në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, e tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Report Tv mëson se hetimet janë drejt përfundimit dhe se pritet nëse prokuroria do ta çojë çështjen për gjykim ose jo.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • halla esma: 11/04/2024 18:37

    familje e degjeneruar,,kriminale-hajdute,,,ti merret gjithcka. ,,me prona ,,toka,,,pallate,,shtepi..makina,,cdo gje se te vjedhura i kane...i lini vetem shtepine e kohes te komunizmit,,..

    Përgjigju
  • hektor: 11/04/2024 15:58

    Eshte familje kriminale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?