'Më jep 20 mijë euro borxh se jam me kancer', si mashtroi 31-vjeçari shoqen e tij në Tiranë! Vajza me të fejuarin marrin peng 'mikun' e Nehat Kullës

15 Prill 2022, 17:32| Përditesimi: 19 Prill 2022, 11:22

  • Share

TIRANË- Një 31-vjeçar është marrë peng, pasi mashtroi shoqen duke i marrë 20 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në Kashar, ku burime për Report Tv mësojnë se Ermil Sorra, është marrë peng dhe dhunuar nga Shkëlqim Koçeku dhe Sulltan Picari, për të zbatuar 'porosinë' e Denalda Çezmës, 37-vjeçe. Kjo e fundit i kishte dhënë borxhin të riut, me të cilin kishte shoqëri, pasi i kishte thënë se ishte i prekur nga kanceri dhe i duheshin paratë për t'u kuruar.  

Por, 31-vjeçari nuk i ka kthyer borxhin dhe ajo kërkoi ndihmën e të fejuarit dhe mikut të tij që ta merrnin peng. Siç njofton policia e kryeqytetit, Shkëlqim Koçeku, 37-vjeç, i dënuar me masën 'arrest shtëpie' për 'armëmbajtje pa leje', dhe Sulltan Picari, në bashkëpunim, e morën të riun dhe e dërguan në banesën e shtetases Denalda Çezma, ku dhe e dhunuan.

Policia ka vënë në pranga, Shkëlqim Koçekun dhe Denalda Çezmën, si dhe ka shpallur në kërkim Sulltanin Picarin, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Mësohet se Ermal Sorra u ka thënë pengmarrësve që ta lironin pasi, ishte mik i Nehat Kullës, i cili nuk jeton më, por që njihej si i forti i Tiranës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grupi: 15/04/2022 20:27

    Kjo e fejuar me Kocekun dhe i jep 20 mije euro shokut? Cilit shok? Apo eshte ndonje pazar droge i trilluar trashe nga te dy palet??? Policia nuk besoj se e ka ngrene kete maahtrim, por "i pelqen" ta paraqes keshtu. Do hetojne valle se ku i gjeti 20 mije euro kjo Denada dhe si ja dha " ketij shokut"? Kjo e fejuar dhe priska " shokun borxhli" ne shtepi? Pastaj ngjallet fantzma e Nehat Kulles dhe " e shpeton," Sorren. Njelloj si rasti i Vlores qe e vrane per borxhin e droges dhe gjoja ishte borxh per nje mercedez. Prokuroria dhe gjykata i denoi thjesht per vrasje por nuk vertetoi se cfare borxhi ishte dhe se a ekzistonte vertete ai " mercedez". Perfundimisht dy bashkepuntoret dhe njekohesisht trafikantet denohen me 6 vite. Apeli do jua coj 3 dhe perfundimisht do dalin pas 1 viti e gjysem. Historia e trafikut te droges dhe hakmarrjes do vazhdoje. Kete i ben " dreqtesia" shqiptare ketij populli.

    Përgjigju
  • Borxhliu: 15/04/2022 18:30

    Jepi mi non leke u Kurove u njalle ? I thoje faleminderit shkoje merrje kredi e laj borxhin ca faji te kan keta ty o strumullar Pa bar. Normal mi non duan leket . Shko terhiq denoncimi . Se do vdesin te theret si jep kush leke borxh mo . Do shofin lajmet e do marrin frike te japin borxh.

    Përgjigju
    • Dariel: 15/04/2022 20:45

      O vlla jo te drejt…po ke sh sh te drejt…cmen dynjaja…ene tmerr lek per hall ene offff

  • Agjenti: 15/04/2022 18:12

    QR arrest shtepie per armembajtje pa leje. Me nje cigare hashash 2 vjet burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?