Botës i është shtuar tashmë një republikë e re. Mbretëreshës Elisabeth i është hequr një 'kurorë'. Ajo nuk është më monarke e Barbadosit, i cili me një ceremoni të veçantë bëri dorëzimin e pushtetit të hënën në mesnatë.
Barbados është bërë një republikë, duke zëvendësuar monarkun britanik si kreun e shtetit dhe duke shkëputur lidhjet e fundit koloniale të mbetura gati 400 vjet pasi anijet e para angleze mbërritën në ishullin e Karaibeve.
Republika e re lindi mes brohoritjeve të qindra njerëzve që ishin mbledhur në urën Chamberlain në kryeqytetin, Bridgetown, në mesnate.
Pas një shfaqjeje vallëzimi me muzikë Barbados, të kompletuar me fjalime që festonin fundin e kolonializmit, Sandra Mason u betua si presidentja e parë e Barbados nën hijen e parlamentit të Barbados.
Në ceremoni ishte i pranishëm Princi Charles.
"Krijimi i kësaj republike ofron një fillim të ri. Nga ditët më të errëta të së kaluarës sonë dhe mizorisë së tmerrshme të skllavërisë, që e njollos gjithmonë historinë tonë, njerëzit e këtij ishulli e shtruan rrugën e tyre me guxim të jashtëzakonshëm”, tha ai.
Barbadosi është një ishull i vogël që shtrihet në lindje të Karaibeve dhe në veri të Amerikës Jugore, jo shumë larg Venezuelës. Një nivel të caktuar të sovranitetit e ka pasur që nga viti 1966, kur edhe është anëtarësuar në Kombet e Bashkuara. Ishulli ka sipërfaqe prej 439 kilometrash katrorë dhe sipas vlerësimit të vitit 2019, ka rreth 287 mijë banorë. Shumica e popullsisë kanë prejardhje afrikane. Barbadosi njihet si destinacion i popullarizuar turistik.
Ishulli njihet nga e gjithë bota edhe si atdheu i Rihanës, këngëtares së madhe, e cila ishte e pranishme në ceremoninë e djeshme.
Budallalleqe, budallalleqe, budallalleqe... Po DUHESH vendosur me Referendum nga e gjithe popullsia e rritur e jo me vendime 'politike' qe shume here rezultojne te gabuara dhe me non sens per keto vende te vogla e pa nje etnitet e kulture e histori te spikatur. (Origjina 'afrikane' pa dallim shteti e kombesie po 'afrikane'?!!, kur Afrika eshte kontinent e ka 52 shtete?!!).... Dhe me nje siperfaqe prej 439 km2 dhe me nje popullsi qesharake prej rreth 287 mije banoresh (nje qytet mesatar ne mesataren e qyteteve te Botes)... E pastaj mbas 'gazit e harese' se shpifur tragjiko-komediane, do te shohim anije te mbushura 'me refugjate' qe 'çajne detrat me gomone' per nje jete me te mire e mbyten e vriten si minjte brigjeve e gerxheve e ujrave e pyjeve e maleve perreth Botes. E paradoksi me skandaloz eshte se tani qe e gjithe Bota mbare po priret qe te bashkohet e unifikohet ne grupacione e ne bashkesi popujsh e kombesish e shtetesh, na dalin ca birbo me pupla ne koke e ne bark e na bejne 'pavaresi'... Po te ndiqni emisionin humoristik 'Portokalli' te dates 28.11.2021, do te shihni qarte mizaskenen e kesaj komedie, kur prezantuesi Salsano Rapi thote qe me mire te mos na kishin ikur kurre keto 'gjoja pushtuese italiane e gjermane', se keshtu qe natyrisht qe do te ishim shume e shume here me mire dhe per me teper s'do te kishim nevoje te shkundeshim e te llapashiteshim e syrgjynoseshim duke ikur nga site kembet nga vendi i te pareve, por do te jetonim si njerez ne trojet tona. E kur shqiptaret e thone kete, qe natyrisht jane me komb e me shtet e kane shume me shume histori e tradita e se çfare te mbrojne e te krenohen, imagjinoni ato barbadosashit 'me pupla e kajake'?!!.... Po veproni e mendoni e silluni siç DUHET a ditezinj e mos ja nxini jeten vetes me zor...
Përgjigju