Stadiumi 'Air Albania'

Merret vendimi i UEFA! Sfida e Partizanit me klubin Saburtalo do të luhet në ‘Air Albania’

24 Qershor 2022, 18:27| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 18:31

  • Share

Ndeshja e kthimit e Partizanit përballë Saburtalos do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Fillimisht u vendos që sfida të bëhej në stadiumin “Elbasan Arena”, por gjithçka ndryshoi dhe tashmë takimi i dytë do të bëhet në kryeqytet më 14 korrik, në orën 20:00. Duket se UEFA ka pranuar kërkesën e Partizanit për të luajtur sfidën në kryeqytet.

FSHF dhe shoqëria që menaxhon stadiumin ‘Air Albania’ kanë vendosur që mbjellja e barit të shtyhet për një moment tjetër, me qëllim që Tirana dhe Partizani të kenë mbështetje sa më të madhe të tifozërive për ndeshjet e Europës. 

Në Kupën e Europës marrin pjesë Tirana dhe Partizani. Më 12 korrik Tirana luan ndeshjet e kthimit kundër Dudelange për turin e parë të Champions League, ndërsa Partizani më 14 korrik pret Saburtalo-n për turin e parë të Conference League.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?