Kronikë

Merret vendimi: Ndalohet (përkohësisht) përdorimi në rrugë i monopatinave elektrike nga nesër! Koçiu e Proda: Rrezik për sigurinë publike

12 Tetor, 12:12| Përditesimi: 12 Tetor, 16:58

  • Share

Prej ditës së nesërmenë të gjitha rrugët e Shqipërisë do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha monopatinave elektrike.

Vendimi është marrë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim edhe me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Kanë qenë pikërisht Koçiu dhe Proda të cilët njoftuan këtë masë ndalimi duke filluar prej ditës së nesërme (13 tetor).

Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat. Ministrja Koçiu theksoi se arsyeja e ndalimit është për shkak se cënojnë sigurinë publike.

“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si mënyrën biznesi për dhënien me qira ditore, duhet ta kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojnë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do qartësojmë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren dhe ku jo, si dhe kritere për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar”, tha ministrja Koçiu.

Policia e Shtetit nga dita e hënë do të bllokojë çdo monopatinë, ndërsa Ilir Proda bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2024, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat.

"Që nga dita e hënë Policia e Shtetit do të përfshihet në operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve dhe prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces. Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike. Mjafton të përmendim faktin që vetëm për vitin 2024 janë 991 raste të raportuar nga Urgjenca për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka patur edhe fatalitete dhe dëmtime shumë të rënda”, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë. Franca, Italia, Gjermania, Maqedonia e Veriut e shumë vende të tjera kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm.

V.GJ /Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 12/10/2025 16:26

    I rregulloi te gjitha kjo qeveri dhe i mbeten monopatinat. Pika qe s'iu bie...

    Përgjigju
  • Beni: 12/10/2025 15:48

    Vendiim gjysmak. Duhen zhdukur nga qarkullimi pa asnje hezitim.

    Përgjigju
  • Ani: 12/10/2025 15:39

    Punoj ne spitalin e traumes e perdite kemi trauma me origjine nga me te ndryshmet. Ne numer aksidente me monopatina eshte minimal ne se do krahasohej me ate me makina apo aksidente ne Pune etj,.Etj. Nuk e perdor monopatinen per shkak te moshes. Po te Isha I ri , do ishte zgjedhja ime e preferuar. Paster ambienti,kosto minimale, levizje kudo. Pse ministrja NUK ndalon makinat.? Shkaktojne 10000 here me shume te vdekur, lere me te plagosur. Zonja ministre ke per detyre te kerkosh mendime te njerezve te zgjuar qe mund te kete akoma ne kete vend, si te mbrohen keta njerez. Cfare mjetesh ndihmese duhet te kene? Ne cilat rruges te rekomandohen? Ne cfare shpejtesie minimale e maksimale te ecin? Mo's te rrinw tre veta ne nje monopatine, Etj. Nqs Ka shpejtesie mbi5 km/ h totalisht e ndaluar mbi 14 vjec. NUK ke te drejte te ndalosh teknologjine, lehtesimin e jeteses per te rinjte. Me cfare te shkojne ne shkolle studentat , kur nga ekonomia NUK Jane si ti e te afermet e tu. qe keni makina super apo avione si I pari juaj, skllavopronare te Shqiperise. Qe kjo populate eshte skllave ne e shohim perdite, por kujdes se sklleverit edhe mund te ngrihen ndonjehere e juve humbisni.

    Përgjigju
  • Lajm fantastik: 12/10/2025 15:02

    Lajm fantastik pa kaska mbrojtese as femijet te mos lihen sepse keshtu edukohet brezi ! Bravo ministria

    Përgjigju
  • Ujori: 12/10/2025 14:42

    Ju gomeret qe shkruani me poshte e keni trurin asfalt. Jane problemi numer 1 sigurise rrugore per sot. Parisi me referendum me 90% pro i hoqi nga qarkullimi. Mase e marre me shume vonese.

    Përgjigju
    • Bravo: 12/10/2025 15:13

      O idiot i partisë, Parisi ka 10 metro, ti leviz akoma me autobuz te 55. O mjer ne kush voton w merr fryme ne Shqiperi. Ne jemi gomere, po ti je idiot.

  • Kina: 12/10/2025 14:21

    A e dini ate shprehjen , te .... Kina nanen Duan ti dalin kines kundra e kerkon Europa..

    Përgjigju
  • Drejtesi: 12/10/2025 13:41

    Ne nje vend ku policia merret me monopatina dhe nuk mbron gjygjtaret dhe qytetarer keto priten. Ta gezoni meqe i keni votuar.

    Përgjigju
  • Partia: 12/10/2025 13:34

    Te shtojmë pak trafikun se pak ka ne Tirone. Edhe me parkimet jemi mire, te na rroje partia qe qenka merzit nga fitorja dje.

    Përgjigju
  • jani: 12/10/2025 12:35

    do me lene njerit pa ik ne pune kjo hajvane

    Përgjigju
    • Gazmendi: 12/10/2025 14:50

      Lumsi ne per keta komentatore te zgjuar dhe fjaleembel. Na rrofshi se na kenaqet me keto pozitivitetin tuaj per ndalimin e monopatinave siç ka bere e po ben bota.

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?