Ritvan Zykaj

Dënohet me burgim të përjetshëm Ritvan Zykajn, vrau 8 të afërm në Selenicë

6 Shtator 2019, 12:01| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 15:05

  • Share

VLORË - Gjykata e Vlorës ka dënuar me burg përjetë, Ritvan Zykajn, për masakrën e 10 gushtit 2018, ku vrau 8 të afërm të tij, mes të cilëve dy të mitur, në fshatin Resulaj të Selenicës.

Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona: Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç, Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit), Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47- vjeç (bashkëshorte e Azemit).

Vendimi është dhënë më  datë 10 Korrik të këtij viti nga trupa gjykuese kryesuar nga Skënder Haluci, Ervin Trashi, Laurent Fuçia, dhe prokuror te cështjes Saimir Smaka.

Rreferuar deklarimeve të personave tyë cilët janë marrë në pyëtje nga prokuroria rezulton se "rreth orës 13:30 familja Zykaj do të shkonin për një drek tek kushuriri i tyre Kujtim Zykaj. Gjatë  drekës është diskutuar mes familjarëve se Ritvan Zykaj ka vjedhur disa pula deti Vasilika Zykës. I fyer dhe i nevrikosur është ngritur nga dreka dhe është larguar. Mbas 30 minutash ai ka marrë armën automatik dhe ka bërë masakrën duke vrarë 8 persona. Policia në vendngjarje ka gjetur 14 gëzhoja të cilat jane shtëne nga automatiku i Ritvanit.

Ritvan Zykaj nuk vuan nga shëndeti mendor. Në këto kushte shtetasi Ritvan Zykaj është i përgjegjshëm për veprën e kryer ne kohën e kryerjes së saj. Nderkohë i pandehuri Ritvan Zykaj ka pranuar faktin penal dhe shprehet se ka kryer veprën penale në gjendje te dehur, i nxitur nga epiteti hajdut që i kanë atribuar të afërmit e tij. I pandehuri ka shprehur pendim të thellë për vepren e kryer".  

Në seancat gjyqësore, Zykaj ka qenë i braktisur nga të gjithë.

Në të vetmen seancë që u paraqit, gjyshi i Ritvan Zykajt, i vetmi që ka mbetur në fshatin Resulaj nga fisi Zykaj, është shprehur: "Të marrë dënimin që meriton. Nuk e kemi takuar dhe nuk kemi pse ta takojmë. Na mbylli dyert, të dënohet. Ne nuk kemi pse vijmë në gjykatë".

Ritvan Zykaj ishte 24 vjeç kur vrau me kallashnikov të afërmit e tij. Sot në ditën e dënimit me burgim të përjtshëm, ai është 25 vjeç

Vendimi i Gjykatës për Ritvan Zykaj

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ariu: 06/09/2019 14:18

    Hajde punoni të mbani me taksat tuaja këtë vemjen gjithë jetën..

    Përgjigju
  • Populli: 06/09/2019 12:22

    ky esht me probleme mendore shullazi e xhuvani duhen te Marin te perjetshem Po cin te folesh shtet leshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?