Rritje pagash 7% për të gjithë ushtarakët në vend! Nis nesër rekrutimi në Forcat e Armatosura, thirrja e ministrit për të rinjtë: Aplikoni

1 Mars 2023, 12:52| Përditesimi: 1 Mars 2023, 20:39

  • Share

Nga sot, të gjithë ushtararët, nga ushtria bazë deri tek gradat më të larta, do të ketë rritje të pagës me 7%. Duke njoftuar këtë vendim të qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i bëri thirrje të rinjtë t’i bashkohen Forcave të Armatosura duke i radhitur përfitimet që kanë. Qeveria ka vendosur që rritja e pagës prej 7%, hyn në fuqi menjëherë nga data 1 mars për të gjithë ushtarakët. Nga ushtaraku bazë deri në gradat më të larta.

“Qeveria ka vendosur rritje të pagës prej 7%, hyn në fuqi menjëherë nga data 1 mars për të gjithë ushtarakët. Nga ushtaraku bazë deri në gradat më të larta. Çdo vit do të kemi rritje pagash deri sa ushtarakët tanë të keni një pagë mesataren të vendeve aleate të NATO-s. 55 mijë lekë është pagesa fillestare dhe plot 10 mijë lekë të reja që është trajtimi ushqimor. Nëse e krahasojmë pagën e sotme me atë të vitit të kaluar sot është 40% më e lartë. Kjo është  një arsye më tepër që të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura”, tha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Sot nëse je 18 vjeç dhe pranuar si student ushtarak menjëherë fillon pagesa prej 55 mijë lekë plus edhe 10 mijë lekë që është trajtimi ushqimor. Dhe më pas sipas gradave paga rritet.

"Ka shumë arsye për tu bërë pjesë e forcave të armatosura, ka trajtim të mirë me pagë, dhe përfitime të tjera pjesë e paketës sociale, mjekësore, dhe me banesë për kë nuk ka strehim.  Thirrje të rinjtë të aplikojnë të bëhen pjesë e forcave të armatosura", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ora 13:54
Nis rekrutimi në Forcat e Armatosura, thirrja e ministrit për të rinjtë: Aplikoni, përfitoni nga paketa sociale

1677675361_fa1.jpg

Nga dita e nesërme do të nisë rekrutimi për të rinjtë në Forcat e Armatosura. Një tendë që do të vendoset në qendër të kryeqytetit. Pas mbledhjes së Qeverisë, Peleshi u bënë thirrje të rinjve të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura dhe slogani do të jetë “Bëhu versioni yt më i mirë”, sepse në të vërtetë ata qytetarë që shërbejnë në Forcat e Armatosura përveç trajtimit dinjitoz kanë kredon t’i shërbejnë një vendi dhe mbrojtjes, sigurisë dhe paqes sidomos në një kohë kur paqeje dhe siguria janë bërë kryefjala e botës.

 “Kjo është një arsye më tepër për të rijnë që të rekrutohen dhe të bëhen pjesë e Forcat e Armatosura përkon me rekrutimin që nis nga nesër në qendër të Tiranës paranë Ministrisë së Bujqësisë dhe të Turizmit do të vendoset pika e lëvizshme e rekrutimit e cila do të shkojë edhe në qytete të tjera. Kjo është pjesë e reformës së procesit të rekrutimit që na nxjerr nga  disa zyra të vjetra të fshehura duke i nxjerrë në qendër të qyteteve dhe duke i bërë qendrat e rekrutimit atraktive dhe duke i përshtatur me prirjet e brezit të sotëm. Ka shumë arsye për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura. Sapo pranohesh aty je pjesë e një institucioni tashmë të integruar në strukturat euroatlantike. Ne jemi anëtarë në NATO. Ke një trajtim jashtëzakonisht të mirë me pagë dhe shumë përfitime të tjera pjesë e paketës tonë sociale që nis nga trajtimet shëndetësore, trajtimet ushqimore dhe me banesë për të gjithë ushtarakët tanë që kanë nevojë strehimin”,- tha Peleshi.

K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?