Sport

Merret vendimi, Seria A rikthehet me më shumë tifoz! Stadiumet drejt kapacitetit të plotë

15 Tetor 2021, 14:59| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 15:00

  • Share

Këtë fundjavë do të rikthehen kampionatet pas një ndërprerje një javore për shkak të kombëtareve, por ky rikthim vjen me lajme të mira për tifozët e futbollit italian.

Qeveria italiane prej të enjtes ka vendosur që kapaciteti në stadium të rritet me 25%. Pra nga 50 që ishte aktualisht ka shkuar në 75%. Sigurisht që në stadiume do vijojnë të futem vetëm tifozët e vaksinuar.

E thënë ndryshe, “Allianz Stadium” të dielën do të presë nga 21 mijë që lejohej 31.500 tifozë. Ndërkohë, “Olimpiko” i Romës do të kalojë nga 30 mijë në 45.000 (60.000 kapaciteti i plotë), ndërsa “San Siro” për Milanin dhe Interin nga 35.000 (unaza e tretë që dërgon në 80 mijë kapacitetin do të mbetet e mbyllur) në 52.500 tifozë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?