Këngëtarja Mel B

VIP & Spektakël

'Merrja 5-6 viza kokainë çdo ditë', këngëtarja e njohur i rrëfen të gjitha në librin autobiografik

18 Nëntor 2018, 13:43| Përditesimi: 18 Nëntor 2018, 14:12

  • Share

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare Mel B në librin e saj autobiografik “E vërteta brutale”, ka rrëfyer disa sekrete të errëta nga jeta e saj.

Mel B ka pranuar se gjatë kohës që ishte pjesë e jurisë së “X Factor” merrte 5-6 viza kokainë çdo ditë dhe se kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

Isha shumë e trishtuar, jashtë kontrollit. Merrja çdo ditë pesë ose gjashtë rreshta kokainë çdo ditë. Ndjehesha kaq keq gjatë xhirimeve.

Mel B

Ajo u zëvendësua para gjysmëfinaleve të spektaklit për shkak se gjatë provave i dukeshin nxirjet që i ishin shkaktuar pas përpjekjes për vetëvrasje. Atë kohë Mel B u justifikua se shenjat i ishin bërë prej ulçerës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?