Aldis Nikaj

‘Merrja 80 euro në orë’, surprizon konkurenti i ‘Për’puthen’: Kam punuar zhigolo me gra 30-45 vjeçe, nisi si lojë po më pëlqeu!

17 Shkurt 2022, 01:35| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 03:15

  • Share

Dy konkurentët e ‘Për’puthen’, Aldisi dhe Fjori patën takimin e rradhës me njëri-tjetrin. Gjatë rrjedhës së bisedës, Aldisi i rrëfeu konkurentes për të shkuarën e tij ‘të errët’.

Për më shumë se një vit ai kishte punuar si zhigolo, e gjitha sipas tij kishte nisur si një lojë duke u shtuar si dëshirë e më vonë si rutinë. Por konkurenti tha se ka hequr dorë përfundimisht nga profesioni i tij, në ‘luftë’ me pasionin e rehatinë që të jep një pagë 80 euro ora, ai theksoi se e shkuara mbetet thjesht e shkuar!

 'Ka ndodhur për një vit, një vit e gjysme. Nisi si lojë. Merrja 80 euro ora. Ka pasur raste kur kam marrë 1.000 euro për dy ditë. Gratë kanë qenë të moshave nga 30 deri në 45 vjeçe. Ka ndodhur para një viti'.

Ai nuk u kursye të tregonte edhe për momentin kur prindërit mësuan se djali i tyre ushtronte profesionin e zhigolosë.

“Nuk reaguan mirë, e mësuan pas një viti, kur ishte nga fundi. U thashë që do heq dorë”.

Teksa theksoi se është mendjehapur, Aldis Nikaj u ndal te qëllimet aktuale në ‘Për’puthen’, emision në të cilin dëshiron të gjejë partneren dhe të mbledhë mendjen.

 ‘Tani dua të mbledh mendjen dhe të bëj diçka për vete’, tha ai.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mona: 17/02/2022 19:16

    NJË TURP I VËRTETË PËR MEDIAN.Si edukohet ky brez i ri dhe këta adoleshentë që çfarë nuk ju serviret nga media.Poshtë imoraliteti .

    Përgjigju
  • lorena: 17/02/2022 11:32

    Turpi i vertete ketu eshte media qe promovon llumin. Dhe pastaj ankohemi pse brezi i ri eshte kaq i shthurur.

    Përgjigju
  • Emigrant: 17/02/2022 10:21

    Kur femrat qe jan tek semafori quhen kurva po cunat qe bredhin neper shpia qejfi as apo xhigolo si quhen shqip

    Përgjigju
  • Scutari: 17/02/2022 07:29

    Ne edhe djemtë i kena kurva!!

    Përgjigju
    • Osamirmeqenshqiptaroe: 17/02/2022 13:48

      Hahah shume sakte

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?