Armët dhe paratë e sekuestruara

Merrnin gra nga Amerika Latine dhe i prostituonin në Greqi, goditet grupi kriminal në Athinë! 8 persona në pranga! 6 prej tyre, shqiptarë

18 Shkurt 2023, 20:18| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 20:25

  • Share

Një rrjet ndërkombëtar trafiku që sillte vajza të reja nga Amerika Latine për t’i shfrytëzuar si punonjëse seksi është çmontuar nga policia greke. Operacioni u realizua nëpërmjet një bashkëpuni mes autoriteteve kolumbiane, amerikanë dhe helene.

Në pranga kanë rënë tetë persona. Gjashtë prej tyre janë shqiptarë dhe dy të tjerë grekë. Secili prej tyre kishin përgjegjësi për funksionimin e grupit kriminal në veçanti 37 vjeçari shqiptar i cili dyshohet të jetë kreu i grupit.

Mes tyre është edhe pronari hotelit në Greqi i cili siguronte dhomat për takimet e vajzave me klientë të ndryshëm. Ka qenë njëra prej vajzave të trafikuara ajo e cila ka denoncuar rrjetin e trafikut.

Si funksiononte skema e trafikut

Anëtarët e bandës rekrutonin gra të ardhura nga vendet e Amerikës Latine të cilat përballeshin me probleme të rënda financiare dhe u premtonin një jetë më të mirë. Më pas i vendosnin në një hotel në Athinë ku jetonin në kushte të këqija dhe monitoronin lëvizjet e tyre. Në përfundim i detyronin të kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm në këmbim të pagesave.

Tipike është edhe funksionimi i call center-it të organizatës, ku operatorët informonin klientët e mundshëm se cilën faqe interneti duhet të vizitonin për të parë "profilin" e grave të ekstraduara, ndërsa shpjegonin edhe opsionet për vendin ku do të zhvillonin takimet.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?