Merrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorit, vihen në hetim administratorët e dy subjekteve në Poliçan

11 Prill, 10:09| Përditesimi: 11 Prill, 10:10

  • Share

POLIÇAN- Administratorët e dy subjekteve në Poliçan janë vënë në hetim, pasi merrnin në mënyrë të paligjshme gurë dekorativë nga mali i Tomorit.

Po ashtu, të dy administratorët me mbetjet e subjekteve të tyre ndotnin ujërat e lumit Osum. Në hetim janë vënë 55-vjeçari A.GJ., dhe 45-vjeçari Dorjan Qamo.

Më tej rezultoi se në subjektin që administronte 55-vjeçari, ishin punësuar pa u siguruar, 3 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?