Merrnin ilegalisht inerte me eskavator dhe kamionë në lumin Buna, nën hetim përgjegjësi dhe 4 punonjës

25 Gusht 2023, 16:58| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 17:06

  • Share

SHKODËR- Një përgjegjës dhe 4 punonjës të një subjekti ekonomik janë vënë nën hetim pasi u kapën duke marrë inerte ilegalisht me eskavator e kamionë në lumin Buna. 

Policia e Shkodrës kapi këta 5 persona në flagrancë duke mbushur në orët e para të mëngjesit kamionët me inerte. Policia sekuestroi një ekskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.

Këta 5 persona, të organizuar në një subjekt ekonomik, me përgjegjës një person me iniciale S. K. dhe me punonjës 4 të tjerë, e kyenin këtë paligjshmëri kundër mjedisit, duke fshehur të ardhurat që gjeneronin.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?