Gjykata e Posaçme

Kronikë

Merrnin ryshfet 5-10 mijë euro për të dhënë banesa sociale në Durrës, GJKKO dënon me 5 vite e 8 muaj burg 3 nga të pandehurit! 4 të tjerë në shërbim prove (VENDIMI)

29 Prill, 14:27| Përditesimi: 29 Prill, 14:53

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë dhe dënoi me 7 të pandehurit e dosjes së zyrtarëve që merrnin ryshfet për të dhënë banesa sociale në Durrës.

Verdikti erdhi pas pretencës së SPAK, ndërkohë që dënimi me burgim është dhënë për 3 prej tyre, kurse 4 të tjerëve iu konvertua në shërbim prove dënimi i mbetur, me masa nga 1-4 vite me kusht. 

Të pandehurit akuzohen se merrnin ryshfete nga 5-10 mijë euro.

GJKKO dënoi me 2 vite e 4 muaj burg Gëzim Sylaj, 1 vit e 4 muaj burg Vasil Karasaliun dhe 2 vite burg Viola Memën dhe me 2 vite Behare Luzin. 7 të dënuarit morën gjykim të shkurtuar dhe iu ul dënimi me 1/3-at.
Hetimet kishin nisur prej vitti 2023 ndaj të pandehurve: Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj.

 “Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Etleva Deda dhe Erjon Çela, me vendimin Nr. 33, datë 28.04.2025 vendosi deklarimin fajtorë”, thuhet në verdikt mes të tjerash dhe më tej jepen dënimet përfundimtare që do vuajnë. 

Ata akuzoheshin për “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

SPAK ka çuar për gjykim më 31 dhjetor të vitit të kaluar grupin e personave që kishin ngritur skemën e korrupsionit me banesat sociale në zonën e Spitallës në Durrës.

Pasi paguanin kafet personat dorëzonin dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do tu dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh.

Pas këtij momenti, përfituesi i banesës sociale detyrohej që të paguante një qera minimale për disa vite, shumë e cila do të vlerësohej në bazë të sipërfaqes për m2 që do përfitonte. 

 Verdikti i GJKKO-së dhe akuzat ndaj të pandehurve:
1-Gëzim Sylaj: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Dënohet me 3 vite e 6 muaj, i konvertohet në 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj 
2-Vasil Karasaliu: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 2 vite burg, i konvertohet në 1 vit e 4 muaj
3- Viola Mema: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 3 vite burg, i konvertohet në 2 vite burg 
4-Behare Luzi- Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 3 vite burg, i konvertohet në 4 vite shërbim prove 
5-Enxhi Çelaj: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 2 vite e 9 muaj burgim, i konvertohet në 3 vjet e 8 muaj shërbim prove
6-Gazmend Panxha: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 1 vit e 3 muaj, i konvertohet në 20 muaj shërbim prove
7- Sokol Sylaj: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 1 vit burg, i konvertohet në 16 muaj shërbim prove

 

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?