Foto ilustruese

Do ndikonin te Drejtori i Burgjeve për të punësuar një person, SPAK arreston dy ish-efektivët e forcave operacionale të burgjeve

7 Qershor 2023, 10:34| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 13:21

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka arrestuar dy ish efektivë të forcave operacionale të burgjeve. Bëhet fjalë për zyrtarët Agron Balla dhe Klodian Gjeci, të cilët kanë qenë në detyrë deri në vitin 2021. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi thotë se dy efektivët merrnin ryshfet për të punësuar njerëz në këtë institucion. Ata ndikonin në Drejtorinë e Burgjeve pasi merrnin shuma të ndryshme parash.

“Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.55, datë 06.06.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim K.Gj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.B, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e SPAK.

Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elsa: 07/06/2023 16:18

    Po admir Abrija skilja vjwter a del kund apo gjume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?