Merrnin ryshfet për patentat e pezulluara, Report Tv siguron dosjen me përgjimet e efektivëve: 900 euro, më pak s’bëhet! Është 100% e sigurt që ta sjellin

18 Shkurt 2023, 15:46| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 17:44

  • Share

Arrestimi i Alkid Ndreut, anëtar i komisionit të gjobave në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar, frikësoi jo pak shefin e Personelit dhe Shërbimeve Mbështetëse në Komisariatin e Policisë Rrugore, Elio Picoku. 36-vjeçari sinjalizoi në mënyrë të shpejtë Revi Osmanin, që të fshinte të gjitha bisedat për pazaret me kthimin e patentave të pezulluara dhe kontaktin e tij nga celulari, pasi i ishte arrestuar një koleg. Kjo është ajo që tregohet në dosjen hetimore të SPAK në lidhje me arrestimin e Picokut dhe policit tjetër Amarildo Lika, të cilën Report Tv e disponon. Më tej, SPAK ka zbardhur komunikime të shumta përmes celularit që personat e përfshirë kanë kryer për të paguar deri në 1.500 euro që të marrin patentën e pezulluar përpara afatit.

Pasi Revi Osmani kishte mundur të merrte patentën e tij të pezulluar, për të njëjtën gjë ndihmoi edhe mikun e tij, Spiro Tore. Në komunikimet që dy miqtë kanë pasur në Ëhatsapp konstatohet se Tore kan paguar 900 euro.

Revi Osmani: O Zio sa muaj ta kane heq, 6 muaj?

Spiro Tore: 6.

Revi Osmani: 900 euro.

Revi Osmani: Me pak s’bëhet se 100 i ka ul se s’po merr kafe ai sekseri.

Revi Eri Osm: Se 1000 e kan si norm

Revi Eri Osm: Se esht 6 muaj prnd

Spio Tore: Shume fare o vlla

Revi Eri Osm: Pz shum jan se esht 6 muaj

Spiro Tore: O vlla thjesht kam hall sa e sigurt eshte se sjan pak lek

Revi Eri Osm: Eun x vete se km taku vet. Vec ja kam fdhon nje kusho lekt e osht marr ai se ska besim te tjert

Revi Eri Osm: 10000% e sigurt

Revi Eri Osm: Kshu sbesoja as un

Revi Eri Osm: Po vec kur m sollen patenten te dyqani

SPAK ka mundur të administroj edhe disa biseda të Alkid Ndreut dhe Elio Picokut, të cilat përputhen në të njëjtën ditë me dhënien e disa patentave në mënyrë të parregullt para afatit.

Në një tjetër komunikim, konstatohet biseda e Ardit Shehut dhe Enis Ballës. Këtij të fundit i ishte pezulluar patenta për 3 muaj. Mes komunikimeve Shehu i kërkon 1500 euro për të marrë patentën pasi mik pas miku njihnin një punonjës policie, Amarildo Likën. Në këtë rast Enisi nuk i plotësonte lekët, por Arditi i thotë t’i marrë diku borxh pasi polici i donte se s’bënë.

Ardit Shehu: Me cmeni ai o shok A po vje thot. Se kam bo gjith procedurat.

Ardit Shehu: O shok do burri huj leket se me vje zorr. I do sot. Po me fut ne ngatres.

Enis Balla: Po per koke te plakes ate po pres elisi me lal. Mke von dhe mu ne siklet pz. Vec me te llon shpirtin

Ardit Shehu "Gjej borxh ato o shok se skam teksirate me me Ron tel qe ne pike te mjesit amon.

Sipas SPAK, e cila ka mbledhur të gjitha provat për dokumentimin e rasteve, provohet se e kanë kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe për këtë arsye kërkojnë nga Gjykata e Posaçme caktimin e masës “arrest në burg”, seancë e cila do të mbahet ditën e diel.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?