Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurisë ndaj dy oficerëve të OPGJ në Elbasan që merrnin ryshfet për të liruar makinat e bllokuara me dru dhe për sekserin. Për Safet Shukën, oficer të OPGJ është vendosur masa e detyrimit të paraqitjes ndëresa për oficerin tjetër, Çelnik Toskën është caktuar masa e arrestit shtëpiak .
Ndërsa është lënë në burg Lulzim Hasa i cili luante rolin e sekserit.
Ndërkohë për dy qytetarët Lirian dhe Zenel Taragjini është vendosur detyrim paraqitje pasi nëpërmjet Lulzim Hasës u kanë dhënë para dy oficerëve të OPGJ-së me qëllim që këta të fundit t'u lironin makinën me dru që u ishte bllokuar.
Sipas hetimeve të SPAK, dy inspektorët merrnin 50 deri në 100 mijë lekë për çdo automjet që kthenin. Hetimet e SPAK janë shtrirë edhe ndaj prokurorëve që kanë urdhëruar lirimin e automjeteve dhe janë ende duke vijuar.