ELBASAN- Një makinë e ngarkuar me dru në Gramsh është bërë “sebepi” për lëshimin e dy urdhër arresteve nga SPAK për dy oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan. Bëhet fjalë për Safer Shukën dhe Çelnik Toskën, të cilët në bashkëpunim me sekserin Lulzim Hasa i cili jepte para që dy oficerët të kthenin makinat e bllokuara.
Policia e Elbasanit bllokoi një makinë të ngarkuar me dru në Gramsh, që u përkiste Lirian e Zenel Taragjinit. Ata u kishin dhënë para oficerëve, Safer Shuka e Çelnik Toskën nëpërmjet Lulzim Hasës i cili aktualisht është lënë në arrest me burg, pasi u shërbente si sekser.
Sipas hetimeve të SPAK, dy inspektorët merrnin 50 deri në 100 mijë lekë për çdo automjet që kthenin. Hetimet e SPAK janë shtrirë edhe ndaj prokurorëve që kanë urdhëruar lirimin e automjeteve dhe janë ende duke vijuar.
Masat e sigurisë nga SPAK:
SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Lulzim Hasën ndërsa detyrim paraqitjeje për Safer Shukën, Lirian dhe Zenel Taragjinin.
Oficeri i policisë gjyqësore Çelnik Toska i është caktuar masa “Arrest në shtëpi për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.
Vendimi
Policia e Elbasanit ka bllokuar një makinë që po transportonte drru zjarri në Gramsh. Kamioni është dëeguar në komisariat raporton gazetarja e Report Tv, Keti Banushi. Ngarkesa e druve u përkiste Taragjinëve. Lulzim Hasa është i njohuri i tyre dhe po ashtu ka kryer rolin e sekserit. Ai ka ndërhyrë tek dy oficerët Celnik Toska dhe Sefer Shuka që të lironte kamionin. Ngarkesa e druve kushtonte 30 mijë lekë. Kamioni nuk është liruar.
Sekser kishte dhe tek ish LSI sensori i thoshte te don shefi femres qe ja kishte vu gishtin per sex dhe maroi filmi.
PërgjigjuS'ka zyrtar pa sekser.
PërgjigjuPrandaj ikin shqiptarët, rriti rrogat sa të duash aty, kur ke sekserët që në bashkëpunim me zyrtarët vetëm mendojnë si të rrjepin njerëzit çdo ditë me makinacionet e tyre, nuk jetohet më. Kudo ka sekserë që zyrtarët të dalin të larë e mos bëjnë punën, thonë që nuk erdhi tek ne personi por shkoi tek sekseri.
Përgjigju