Foto ilustruese

Krimet mjedisore, gjobiten me 7 milionë lekë gjashtë subjekte në Fier dhe në Berat

19 Qershor 2020, 15:19| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 16:08

  • Share

Gjashtë subjekte, një në Fier dhe 5 në Berat janë gjobitur nga Inspektoriati Kombëtari i Mbrojtjes së Territorit, për krime mjedisore.  

IKMT ka ushtruar kontroll në guroret në zonën e Beratit  dhe në Urën Vajgurore, ku u konstatua mungesë dokumentacioni gjatë ushtrimit të veprimtarisë së prodhimit dhe përpunimit të gurit.

Ndaj këtyre subjekteve IKMT mori masë administrative me gjobë 1 milion lekë secili, për shkeljet e kryera.

Ndërsa një subjekt në Fier është gjobitur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pasi kryente kryente veprimtari të marrjes së inerteve pa leje në shtratin e lumit Seman.

Sipas njoftimit të policisë, për shkeljen e kryer subjekti "Alesio 2014" shpk është gjobitur me 2 mln lekë.

IKMT dhe Policia e Shtetit thotë se vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi. Po ashtu policia fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

Një ditë më parë Bashkia e Rrogozhinës u gjobit nga IKMT për mosmarrjen e masave për ndotjen e basenit të lumenjve. Pak javë pasi u ndëshkua kompania e pastrimit në Rrogozhinë “Viola-Green SHPK” që derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, IKMT gjobit edhe Bashkinë e Rrogozhinës në vlerën e 2 milion lekëve. Pavarësisht deklaratës publike në Report Tv të kryebashkiekes, Antonela Dedej se do të rehabilitohej zona e do mbilleshin fidanë, kjo bashki nuk ka lëvizur as gishtin për të pastruar territorin...situata vijon të jetë e njëjtë me mbeturina e për pasojë është ndëshkuar me gjobë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?