Eurot e sekuestruara

Kronikë

Merrte porositë për drogën nëpërmjet aplikacionit ‘Whats App’, arrestohet 25 vjeçari shqiptar në Itali

14 Janar 2023, 17:56| Përditesimi: 14 Janar 2023, 17:59

  • Share

Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar në Reggio Emilia të Italisë pasi u kap duke shpërndarë drogë. I riu shqiptar prej kohësh ishte nën vëzhgimin e oficerëve italianë të cilët e kishin pikasur 25 vjeçarin i cili bënte takime të shumta në rrugë me persona të ndryshëm. Pas hetimeve u zbulua se ai u shiste kokainë nëpërmjet aplikacionit WhatsApp.

Sipas mediave italiane, në të njëjtën orë, shqiptari dilte në të njëjtën rrugë ku u shpërndante kokainë personave të ndryshëm në këmbim të parave. Pasi kuptoi se po ndiqej nga patrullat e policisë, i riu ka tentuar të arratiset dhe gjatë atij momenti ka hedhur nga dritarja e mjetit doza të tëra me kokainë. Në total atij iu sekuestruan 300 euro të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria e paligjshme e shitjes së drogës.

Disa prej personave të marrë në pyetje nga policia, italiane kanë pranuar se në të kaluarën, shqiptari u kishte shitur disa herë kokainë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?