GJKKO (Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion. Ai doli këtë të mërkurë para gjykatës së Posaçme ku mohoi akuzat e bëra ndaj tij.
Nga ana tjetër, SPAK pretendon se Kapetani është i përfshirë në të paktën 14 raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.
Kapetani u premtonte personave të caktuar se do u kthente pronat të cilat ata pretendonin se u përkisnin nëse në këmbim të këtij favori të jashtëligjshëm, do t’i jepnin shumat e parave që kërkonte. Ndërkohë për këtë çështje janë lënë në aarrest shtëpie dy shtetas dhe është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për 6 të tjerë , për veprën penale të "Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vetë Kapetani akuzohet për "Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas prokurorisë shumat që u merreshin qytetareve varionin nga 30 mijë ne 300 mijë lekë.
Arrestimi i Kapetanit u krye në 20 mars me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Po ashtu në hetim janë vënë edhe qytetarët të cilët i dhanë ryshfet, Dylaver Dervishin, Luan Alku, Arben Haxhija, Jovan Zaka, Valbona Bablusha, Ilir Kapedani, Denis Lika, Artur Gashi, Xhoinaldo Voci dhe Gëzim Teta.
Komente
