Merrte ryshfet për të liruar të dënuarit me kusht! Ne hetim drejtori i burgut të Beratit

14 Maj 2020, 18:23| Përditesimi: 14 Maj 2020, 18:50

  • Share

Drejtori i burgut të Beratit Hiqmet Këlliçi është në hetim për "shpërdorim detyre". Lajmi bëhet i ditur nga oficerët e SHKB-së së Burgjeve të cilët kanë përcjellë dje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dosjen hetimore në ngarkim të drejtorit Këlliçi, i cili pavarësisht kësaj vijon detyrën. 

Drejtori i Burgut të Beratit është hetuar prej 1-muaji nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Brendshëm Kombëtar të Burgjeve të cilët kanë përcjellë pranë Prokurorisë së Beratit edhe hetimet e kryera dhe provat e dëshmitë e grumbulluara.

Gazetari i Report Tv në Berat, Artan Diko raporton se sipas SHKB-së së Burgjeve, Hiqmet Këlliçi akuzohet se favorizonte të dënuarit për "liri me kusht" në këmbim të ryshfeteve. Në dosjen hetimore në ngarkim të tij thuhet se ai nuk i dëmtonte të dënuarit që sipas tij duhet të përfitonin "liri me kusht" edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme.

Në shumë raste të tilla edhe pse juristi i burgut Berat përgatiste praktikat dhe ja dërgonte komisionit të disiplinës,ky komision nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizoheshin prej tij. Në dosjen hetimore thuhet gjithashtu se Këlliçi ka shpërdoruar detyrën duke shfrytëzuar autoritetin e tij si drejtues institucioni për rastet e sipërpërmendura,që sipas SHKB-së janë me dhjetëra.

Të pyetur në lidhje me këtë hetim,burime të Prokurorisë së Rrethit Berat konfirmojnë se,çeshtja penale në ngarkim të Drejtorit të IEPV-së Berat Hiqmet Këlliçi ka mbërritur në prokurori ditën e djeshme dhe sot pas hedhjet së shortit i ka kaluar për hetim njërit prej prokurorëve të këtij institucioni.

Kjo është çeshtja e dytë penale që po hetohet nga Prokuroria e rrethit të Beratit në ngarkim të drejtorit Hiqmet Këlliçi. Në Dhjetor 2019 ai është akuzuar për "shpërdorim detyre" nga SHKB-ja,pasi shoferi i tij me urdhër të drejtorit dhe në kundërshtim me ligjin lejohej të takonte të dënuar të ndryshëm në qelitë e tyre për tu siguruar favore në këmbim të ryshfeteve.

1589474988_1589473581HiqmetKllii.jpg

Drejtori i burgut të Beratit Hiqmet Këlliçi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 16/05/2020 16:43

    Pse ka naive akoma qe besojne se ne shqiperi ekzistojne te pakorruptuar?Te huajt po mund ta besojne se ka te tille ama shqiptaret qe e njohin kete vend se besojne kurre kete genjeshter!

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/05/2020 08:49

    Osmanet na mesuan kulturen e tyre te rryshfetit dhe allishverishit. Emri Hiqmet Osman Rryshfet

    Përgjigju
  • Bushi: 14/05/2020 22:17

    Po i ikin drejtoret ne burg me rradhe si specat ne varg ketij Ismailit me mustaqe qe është Drejtor i Pergjithshem. Burgjet jane te zhytura ne korrupsion siç eshte i zhytur gjithe sistemi i drejtesise ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • dibran: 14/05/2020 19:08

    Mbajini HSAJDUTET DHE TE PAFTET!!!!! Keshtu do ta bejme ALBANISTANIN!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?