Analisti Ergys Mërtiri ka qenë i ftuar në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report TV, ku përmes një lidhjeje në Skype komentoi zhvillimet politike pas zgjedhjeve të fundit.
Mërtiri theksoi se zgjedhjet treguan përfundimisht se figurat si Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë jashtë loje dhe nuk konsiderohen më si protagonistë.
“Nuk ka besuar më kush që Basha apo Alibeaj që do të jetë ndonjë forcë që mund të vijë ndonjë ditë në pushtet dhe sigurisht elektorati tashmë nuk ka prirjen që të votojë sepse nuk premtojnë që të vijnë ndonjë ditë në pushtet. Patjetër që kjo ishte rezultat dramatik për to.”
Por sipas analistit, as Berisha nuk del i legjitimuar nga ky proces, përkundrazi, ai nuk arriti të shfaqej si një forcë qeverisëse e besueshme.
“Nga ana tjetër fakti që Basha dhe Alibeaj dolën keq, nuk justifikon aspak dhe nuk legjitimon aspak Berishën i cili doli sigurisht dramatikisht keq. Berisha kishte forcë opozitare e cila do duhej të ishte forcë qeverisëse dhe nuk u shfaq si e tillë. U shfaq si një forcë e cila me gjithë ajustimet, me gjithë mashtrimin elektoral që u bë sikur ‘Amerika u bë me ne’, ‘Erdhi La Civita’, ‘Trumpi nuk është me Ramën’. Pra të gjitha këto krijuar përfytyrimin që Berisha është tashmë alternativa qeverisëse dhe që është tashmë kundër Ramës, edhe që është njeriu që potencialisht mund të mundtte Ramën.”-tha Mërtiri.
Ai shtoi më tej se Berisha është shumë larg të qenit një rival real për Edi Ramën
“Në fakt ai është në gjysmën e votave të Ramës. Rama ka gjysmën e votave që ka marrë Berisha. Në këtë kuptim rezultati është i tillë që është larg dhe jashtë gare për të qenë rival me Ramën. Edhe si i tillë ai e ka demontuar opozitën.”- përfundoi Mërtiri.
Komente
