Meryl Streep, mbretëresha e përjetshme e kinematografisë, ka mbushur ditën e sotme 75 vjeçe.
E njohur ndryshe si një nga aktoret më të mira të brezit të saj Meryl mban rekordin për nominimet për Oscar (21) duke triumfuar tre herë (për Kramer vs Kramer në 1979, Sophie's Choice në 1982 dhe për The Iron Lady në 2011). Ndërsa gjithashtu është nominuar 31 herë në Golden Globe, duke fituar tetë herë.
Mary Louise Streep lindi në New Jersey më 22 qershor 1949. Fillimisht më 1975 ajo bëri debutimin në teatrot e Broadway dhe pas dy vitesh ajo debutoi në filmin Giulia. Në vitin 1978, aktorja mori pjesë në filmin The Deer Hunter të Michael Cimino.
Meryl ishte e fejuar për dy vjet me John Cazale, bashkë-yllin e saj në filmin The Deer Hunter, i cili u diagnostikua me kancer në mushkëri në 1977. Xhirimet e mini-serialit “Holocaust” e çuan aktoren larg, mes Gjermanisë dhe Austrisë, ndërsa Cazale mbeti në New York. Pas kthimit, ajo mësoi se tumori i tij kishte përparuar ndaj vendosi të qëndronte pranë tij deri në ditët e tij të fundit.
Gjashtë muaj pas vdekjes së të dashurit të saj, Streep u martua me skulptorin Don Gummer.
Në 1984 Meryl Streep luajti së bashku me Robert De Niro në filmin ‘Falling in Love’, në 1985 ajo formoi një çift të përsosur me Robert Redford, partnerin e saj në filmin "Out of Africa" të Sydney Pollack.
Në vitin 1989 Streep u shpall aktorja më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë, kurse në vitet 2000, Streep ishte aktorja më e kërkuar në Hollywood.
Në 2020 ajo është protagoniste e filmit 'The Prom' prodhuar nga Netflix dhe e dramë/ komedisë 'Let them talk'.
Në vitin 2021, ajo luan rolin e presidentes së Shteteve të Bashkuara në filmin "Don't Look Up" me Leonardo Di Caprio, Cate Blanchett dhe Jennifer Lawrence. Ndërsa në majin e vitit të kaluar Meryl ishte mbretëresha e Festivalit të Filmit në Kanë ku dhe u nderua me çmimin Palma e Artë.