Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin e SHBA, Donald Trump. Qeveria gjermane bën të ditur se takimi do të mbahet me 5 qershor.
Ky do të jetë takimi i tyre i parë që kur Merz mori detyrën më 6 maj. Sipas raportimeve, në fokus të takimit do të jenë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare, si lufta në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme si dhe politika tregtare dhe përplasjet për shkak të tarifave doganore të presidentit amerikan.
Merz është përfshirë në përpjekje diplomatike për të siguruar një armëpushim dhe për të ruajtur të paprekur mbështetjen perëndimore për Ukrainën. Të mërkurën, ai priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Gjermania ka një interes të fortë në uljen e tensioneve tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
Trump kërcënoi se do të vendoste një tarifë prej 50% përqind për mallrat e importuara nga blloku 27-vendesh duke filluar nga e diela, por më pas e shtyu afatin deri më 9 Korrik.
Komente
