Friedrich Merz, kancelari gjerman

Bota

Merz viziton nesër Francën dhe Poloninë, kancelari u zotua të forcojë lidhjet franko-gjermane

7 Maj, 16:39| Përditesimi: 7 Maj, 16:41

  • Share

Pas një votimi të vështirë, kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz do të vizitojë nesër Francën dhe Poloninë, në përpjekje për të forcuar lidhjet me fqinjët evropianë në këto kohë të trazuara.

Merz ka nënvizuar nevojën për të rinisur lidhjet franko-gjermane në thelb të BE-së, të cilat shiheshin të kishin ngecur nën drejtimin e Scholz të Social Demokratëve.

Me të marrë detyrën, Merz u angazhua për të qene një kancelar evropian, ndërsa lidhur me Ukrainën, ai tha se do të konsultohej intensivisht me Francën dhe Britaninë

“Nëse mund t’i përfshijmë polakët, atëherë do të jetë edhe më mirë”, sugjeroi kancelari i parë në histori që nuk zgjidhet që në raundin e parë.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?