Marrëveshja e qeverisë shqiptare me kompaninë e Emirateve të Bashkuara Arabe “Emaar Group” për transformim+in e Portit të Durrësit, ka ngjallur reagime së fundmi në Greqi, ku mediet e huaja shprehin zhgënjim nga ky fakt.
“Newsbreak” i ka dedikuar një shkrim, duke e titulluar “Poshtërim i paparë! Në vend të Kretës, Emiratet investuan në Shqipëri!”. Atrikulli vjon më pas duke i quajtur udhëtimet e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrit të ndjerë të Zhvillimit Adonis Georgiadis në Emiratet e Bashkuara një argëtim.
“Udhëtimet e kryeminstrit Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrit të ndjerë të Zhvillimit Adonis Georgiadis në Emiratet e Bashkuara, ishin për argëtim. Kujtojmë se ministri i bëri një foto llambadarit. Greqia regjistroi një dështim historik, në një moment jashtëzakonisht kritik, ku të gjitha faktet ishin në favor të saj. E pritëm në Kretë, por investimi shkoi në Shqipëri”. Pak ditë më parë, themeluesi i “Emaar Group”, Mohamed Alabbar, i njohur si ndërtuesi dhe pronari i Burj Khalifa në Dubai, tha në një deklaratë se “ky investim pritet të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të Durrësit, duke e kthyer qytetin bregdetar në një nga pamjet më të bukura të Adriatikut”, shkruan kjo medie, e cila është shpërndarë më pas dhe nga disa të tjera.
Këtë nuk kanë ngurruar që ta quajnë dhe një dështim historik të Greqisë.
"Greqia regjistroi një dështim historik, në një moment jashtëzakonisht kritik, ku të gjitha faktet ishin në favor të saj, për shkak të marrëveshjes strategjike që ajo ka nënshkruar me fuqinë arabe", thuhet më tej.
Në marrëveshje parashikohet transformimi i Portit të Durrësit në zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet. Ndërkohë që për transportin e mallrave qeveria parashikon ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano. Në total, Emiratet e Bashkuara pritet të investojnë 2 miliardë euro.
Merruni me gjera me serioze
PërgjigjuMbeti gje pa i dhene kjo qeveri kastratit? Turp e faqja e zeze
PërgjigjuRrofte erdogani,, fuck grecce...
PërgjigjuShqiperia do 2 miliard dollare per shkodren-lezhe,,2 miliard per durresin-kavaje,,.1 miliard per tiranen,1 miliard per korce-pogradec,,1 miliard per kukes-tropoje-peshkopi,,,2 miliard per sarande-vlore,,1,5 miliard per fier-lushnje-, ,1 miliard per elbasan-berat,,,500.milion per gjirokastren,,500 milion per gramsh -permet....kur te kemi bere keto investime atehere do kemi ekonomi te fuqishme ne shqiperi...
Përgjigjui keni dalur nga zmra Zeusit
PërgjigjuKete artikull jepnani Gjekmarkaj qe thoshte qe po falimenton kjo kompani.Me pas ky variant u transmetua nga Lulush debili qe thoshte se kjo kompani ska per te ndertuar kurre se eshte e falimentuar.
Përgjigju