Kronikë

Mes dhimbjes dhe lotëve, përcillen për në banesën e fundit dy motrat Dhimaku

26 Gusht, 13:11| Përditesimi: 26 Gusht, 13:46

  • Share

 

Dy ditë pas aksidentit tragjik në Sarandë, ku ndërruan jetë dy motrat të familjes Dhimaku, sot mbahet ceremonia mortore.

Familjarë, të afërm e miq i kanë dhënë lamtumirën e fundit motrave Elvisa dhe Rezina.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e 24 gushtit, teksa dy motrat së bashku me një shoqen e tyre që udhëtonin me makinë, u përplas nga një tjetër automjet i drejtuar nga 24-vjeçari Kevi Norra, punonjës i Ministrisë së Brendshme. Norra bëri një parakalim të gabuar dhe ishte me shpejtësi, duke u përplasur kokë më kokë me automjetin ku ndodheshin dy motrat së bashku me shoqen Antonela Zhupën.

Motrat Dhimaku humbën jetën në vend, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur.

Sa i përket shoferit që shkaktoi aksidentin me vdekje, është arrestuar nga policia. Ai rezultoi se ishte dhe në gjendje të dehur.


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik, dy motrat shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait me leucemi! Familjarët në lot: Na ndihmoni për trajtimin (VIDEO)


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?