Sociale
Drejt Punës

Një nga ne/ Mes fotografisë dhe turizmit, njihuni me ditën e Ardjanit, banorin e Gjinarit që nuk u largua kurrë nga fshati

7 Maj, 21:16| Përditesimi: 7 Maj, 21:20

  • Share

Është ndër të paktët që ka mbetur në Gjinar të Elbasanit. Ardjan Bërdufi prej 15 vitesh merret me promovimin e fshatit të tij dhe mirëpret në çdo kohë turistë të huaj dhe vendas.

“Njerëzit këtu janë shumë punëtor, mikpritës, bujar dhe tradicional. Rinia ka lëvizur, i vetmi besnik në këtë zonë më duket se jam vetëm unë, për moshën time. Të tjerët janë të gjithë jashtë.

 Shkollën e lartë e mbarova për Shkenca Politike, por pasioni im është turizmi dhe i mbetem besnik deri në detajet më të fundit.  Një nga mundësitë më të mira për të bërë turizëm në Gjinar janë ecjet në natyrë dhe bujtinat. Turizmi fillon në pranverë deri në dhjetor. Të vish në Gjinar ke me çfarë të merresh, e kalon ditën dhe nuk e kupton. Këtu ka kënaqësi shpirtërore”, shprehet Ardjani për emisionin “Një nga ne” në Report Tv.

Angazhimi i tij fokusohet tek turistët, tek prodhimi i produkteve bio dhe tek fotografia.

“Jam përqëndruar tek prodhimet bio, disa i prodhoj dhe vet. Kemi mollë, kumbulla dhe qershi. Bashkë me gruan bëjmë 5 mijë-6 mijë copë komposto. Një komposto thane që do shumë punë të bëhet, shitet 250 lekë ose një qershie 200 lekë. Në përgjithësi restorantet dhe bujtinat çmimet i kanë shumë të mira. Unë kam qenë dhe në jug, si këtu nuk ka çmime”, thotë mes të tjerash.

Edhe kur nuk ka dasma apo ditëlindje, Ardjani e shfrytëzon kohën për të bërë ndonjë shkrepje. Pamja mbreslënëse që ofron ky fshat, nuk mund t’i shpëtojë syrit të fotografit.

“Në klasë të 6-të kam blerë aparatin e parë. Kam 31 vite me këtë profesion”, tregon ai teksa qëndron në zonën e mbuluar me pisha, një destinacion i preferuar nga nuset për setet e dasmës.

Kërkon të japë më të mirën në fushën e turizmit, ndaj shpesh del dhe jashtë vendit.

“Jemi 15 orë në punë, por ka dhe raste që pushojmë, që marrim eksperiencë. Kam shkuar në Zvicër, Austri, Gjermani. Kam rezervuar një bujtinë aty dhe kam parë si punon gjermani. Nuk është se bën ndonjë gjë më tepër nga ne”, thotë mes të tjerash Ardjani.

Emisionin “Një nga ne”, mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00, në ekranin e Report Tv.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une Nuk Shoh topchenell, se eshte turp kombetar: 07/05/2025 21:47

    Ja, ky eshte, por edhe duhet te jete shembulli qe duhet te paraqesin tv-te tona per njerezit e ndershem dhe te punes. Nje “JU LUMTE” e forte nga ana ime me emrin: “Une ka mbi dhjete vite qe nuk shoh topkanal, me te degjeneruarin e kanaleve televizive”

    Përgjigju
  • Taulanti, por Tradicional: 07/05/2025 21:38

    Urime per banorin e vetem te Gjinarit, qe nuk braktisi vendlindjen. Po si t’ja bejme ballot qe 90 perqind e stacioneve tv, japin lame per drogen e enca haxhise, breket e lloj lloj letyre ne cdo tv, na mbytet me noiz-a, stres-er, emisione Pa asnje vlere edukative si BBV, “perputhen”, “Ferma vip” emisione krejtesisht te degjeneruar qe prodhojne individe falls, Pa identitet, te degraduar moralisht, qe krijojne modele te rreme per te rinjte, . Ju lutem, promotions sa me shume njerez, por edhe te rinj, qe ndertojne te ardhmen me pune te ndershme dhe djersen e ballit. Sa me pak, ose aspak, per personazhe mediatike, qe me vjen not tju permend emrin, si gjesti, e gopi i somes te ketij takemi. Jemi ngopur me bythet e ciljetes, shalet e zajmines, perversitetin e Bleones, kotesine e te qenit “nder i Kombit” te rozanes, emisione bastarde te nje kucke te perdale, “si e Ema dhe e Bija” ne nje tv, te bastardeje me mbiemrin “lati”, me bejza te reja gjysem te alkoolizuara dhe te droguara, qe… eshte turp qe smund ti perskruaj. Dhe Kjo behet ne emer te te qenit modern.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?